Mero Baze për Periskopin: Kosova po e vuan nevojën e Albin Kurtit për një luftë

Mero Baze për Periskopin: Kosova po e vuan nevojën e Albin Kurtit për një luftë

“Kosova tani po vuan nevojën e Albin Kurtit për të pasur një luftë. Nëse dikur Kosova kishte një luftë por i mungonte Albini, tani Albini do një luftë por nuk duhet ti shkoj pas Kosova.”, kjo është njëra nga deklaratat e dhëna për Periskopin për zhvillimet e fundit politike në vend nga gazetari dhe opinionisti […]

Ndonëse takimi zgjati 8 orë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, nuk sjelli asnjë rezultat pozitiv për normalizim të marrëdhënieve, madje pas përfundimit të këtij takimi, kryediplomati evropian, Joseph Borrell u drejtua me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës, ku tha Kosova tregoi mungesë të respektit, dhe se për këtë do t’i informoj partnerët për këtë. E këtë takim 8 orësh Mero Baze e quan dramë, ku theksin e vë tek kryeministri Kurti ku thotë se po e trajton BE, Britaninë e Madhe dhe SHBA si aleatë të Serbisë.

“Dështimi i një raundi bisedimesh nuk është ndonjë dramë e madhe, sikur ai të mos jetë qëllim. Ajo që ka ndodhur dje në Bruksel nuk ishte dështim i një raundi bisedimesh, por hapi i parë i një objektivi politik të Albin Kurtit, për ta zhvendosur konfliktin nga Beogradi në Bruksel. Nëse shikon deklaratat e sotme të Kurtit dhe stafit të tij, ata kanë një vetëndjerje krenarie për atë që ka ndodhur dhe vazhdojnë t’i kërkojnë llogari Borellit dhe Evropës.”, thotë Mero Baze për Periskopin.

Z.Baze komentoi edhe shtyrjen e gjobitjes së qytetarëve me targa ilegale për 48 orë, si dhe planin franko-gjerman, ku këtë të fundit e sheh si  plan i cili avancon Kosovën në arenën ndërkombëtare,  për më shumë lexoni të plotë deklartat e z.Baze.

Mero Baze për Periskopin:

Si e komentoni takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq  në Bruksel, ku përfundoi duke dështuar arritja e një marrëveshjeje për targat, dhe si jeni duke e parë politiken e Kurtit në dialog?

Dështimi i një raundi bisedimesh nuk është ndonjë dramë e madhe sikur ai të mos jetë qëllim. Ajo që ka ndodhur dje në Bruksel nuk ishte dështim i nj raundi bisedimesh, por hapi i parë i një objektivi politik të Albin Kurtit për ta zhvendosur konfliktin nga Beogradi në Bruksel.

Nëse shikon deklaratat e sotme të Kurtit dhe stafit të tij, ata kanë një vetndjerje krenarie për atë që ka ndodhur dhe vazhdojnë ti kërkojnë llogari Borellit dhe Evropës .

Pra jo vetëm që nuk ka një reflektim për spiralen ku  po hyjnë, por ka një qartësi të objektivit të tyre se beteja kundër Beogradit, fitohet duke mundur perëndimin, duke e bërë kështu automatikisht Evropën aleate të Serbisë.

Pra drama nuk është se dështon një seancë bisedimesh. Drama qëndron tek fakti se udhëheqja politike e Kosovës në pushtet, po e trajton Bashkimin Evropian Britaninë e Madhe dhe SHBA si aleatë të Serbisë. Kjo qasje i legjitimon ata pastaj që betejën të mos ta zhvillojë më me Beogradin por me Brukselin dhe Uashingtonin.

Kryediplomati evropian, Joseph Borrell pas këtij takimi u drejtua me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës, ku tha Kosova tregoi mungesë të respektit, dhe se për këtë do t’i informoj partnerët për këtë.

Si e shihni këtë deklaratë të Borellit?

Mendoj se Albin Kurti ja ka dal që me qasjen e tij paranojake që “Perëndimi është aleatë i Serbisë”, po i bën një nder hsiotrikë Serbisë. Ai po e dëmton Kosovën piksëpari se po mbëhstet poltikën e tij mbi një gënjeshtër.

Dhe çdo politikë e ngritur mbi të pavërteta dhe mbi gënjeshtra populiste të fut në qorrsokak. Të shpallësh perëndimin aleat të Serbisë, një shtet të cilin e ka bombarduar për shkak të Kosovës, dhe pastaj të ndërtosh strategji politike si mund të luftosh Perëndimin si aleat i Serbisë, bazuar në gënjeshtra dhe paranoja është një marrëzi që buron nga qëllime të qarta populiste për të hyrë në histori si “Viktimë” e luftës së Perëndimit ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën pasi edhe si gënjeshtër i bën boll punë Serbisë, e rehabiliton atë në sytë e Perëndimit dhe krijon një imazh pozitiv për qasjen që kanë në dialog.

A mendoni se do të ketë eskalim të situatës të enjten, pasi që Kurti e shtyu gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale për 48 orë, ku kjo shtyrje erdhi si shkak i kërkesës së Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.?

Perëndimi po i ofron Kosovës një plan i cili avancon Kosovën në arenën ndërkombëtare, pasi plani franko gjerman ka në thelb të tij, mos pengimin e Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Pra i heq Kosovës pengesën që i sjell mos njohja nga Sebria. I heq Kosovës luftën e Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Tani përpjekja për ta refuzuar këtë ofertë dhe për të vrapuar pas targave në veri, që të mbash ndezur konfliktin, është një përpjekje meskine dhe tregon profilin e një politikani lokalist . Me sa duket shpresa e vetme e Albin Kurtit për të hyrë në histori është të mbijetoj përmes konfliktit permanent, që justifikon dështimet në qeverisje, një politikan që i trembet normalizimit, dhe betejave në një shoqëri normale. Kosova tani po vuan nevojën e Albin Kurtit për të pasur një luftë. Nëse dikur Kosova kishte një luftë por i mungonte Albini, tani Albini do një luftë por nuk duhet ti shkoj pas Kosova./BESARTA HOTI/PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?