Memli Krasniqi takon përfaqësuesit e NDI dhe IRI në Washington

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Washtington DC, sot ka zhvilluar takime edhe në Institutin Nacional Demokratik (NDI) dhe Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).  Krasniqi, në një postim në Facebook i ka vlerësuar këto dy Institute me të cilat PDK bashkëpunon për një kohë të gjatë, si organizatat […]

 Krasniqi, në një postim në Facebook i ka vlerësuar këto dy Institute me të cilat PDK bashkëpunon për një kohë të gjatë, si organizatat më të rëndësishme për avancimin e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, përmes asistencës konkrete që u japin partive politike.

“Si Institute të cilat merren shumë me rritjen e rolit qytetar në procesin politik, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, bashkë diskutuam për nismat e fundit të PDK-së që kanë të bëjnë pikërisht me këto dy kategori”, shkruan ai.

Sipas Krasniqit, në këto takime u vlerësua lartë vizioni dhe i PDK-së për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë dhe fuqizimi i platformës së rinisë si gjenerator i reformave politike.

“Drejtuesit e këtyre dy Instituteve i falënderova për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar që po vazhdojnë të japin për demokratizimin e shoqërisë tonë në Kosovë”, është shprehur ai.

Lideri i PDK-së dhe i opozitës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në Washington do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë dhe personalitete me rëndësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?