Media arabe: Porti i Durrësit, një nga projektet më inovative në botë

Media arabe: Porti i Durrësit, një nga projektet më inovative në botë

 Një ndër mediet më të mëdha të botës së biznesit “Trade Arabia”, i ka bërë jehonë projektit për portin e Durrësit. “Zhvilluesi global i pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eagle Hills ka njoftuar nisjen e projektit për marinën më të madhe të super jahteve në Mesdhe, Durrës Yachts & Marina”, shkruan “Trade Arabia”. Sipas […]

“Zhvilluesi global i pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eagle Hills ka njoftuar nisjen e projektit për marinën më të madhe të super jahteve në Mesdhe, Durrës Yachts & Marina”, shkruan “Trade Arabia”.

Sipas “Trade Arabia”, përveç 12 mijë apartamenteve që do ndërtohen, të cilat ofrojnë një jetë të pasur në bregdetin e Adriatikut, projekti përfshin një marinë të re moderne që pret super jahtet më të mëdha në botë; një terminal për linjat e lundrimit ndërkombëtar, i pari i këtij lloji në bregdetin shqiptar; përvoja premium të shitjes me pakicë në ambient të hapur me koncepte unike të blerjeve; parqe dhe hapësira të gjelbra; rezidenca hoteliere të markave më të njohura; klube dhe spa të klasit botëror, si dhe klube ekskluzive të plazhit dhe marinës.

“Trade Arabia” citon investitorin Mohamed Alabbar në lidhje me projektin.

“Ky zhvillim është maja e jetesës luksoze, ndërkohë që sjell në të njëjtën kohë investime të reja, infrastrukturë dhe mundësi afatgjata zhvillimi në Shqipëri.Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me qytetarët dhe zyrtarët qeveritarë të këtij kombi të shquar në një projekt transformues inovator që mori dy vjet planifikim dhe modelim nga arkitektë, inxhinierë, konsulentë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht”, është shprehur ai.

Zhvilluesi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë se përmes planifikimit dhe menaxhimit të kujdesshëm urban, Durrës Yachts & Marina do të dizajnohet si një nga qytetet e reja më të qëndrueshme në botë, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO2, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.

“Ky synim do të arrihet me një infrastrukturë që përfshin menaxhimin e energjisë, ujit dhe trafikut, si dhe mjetet më të fundit të lëvizshmërisë urbane. Duke përdorur teknologjinë më të avancuar të disponueshme sot, ky projekt do të jetë gjithashtu një nga projektet më inovative në botë”, ka shtuar ai.

Sipas Alabbar, ndërtimi i këtij porti nuk hap vetëm destinacionin për vizitorët e nivelit të lartë, por krijon gjithashtu Monakon e Adriatikut.

“Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, së bashku me atë që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është më i miri prej tyre”, shprehet Alabbar.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?