Me Osmanin në Elysee për ta takuar Macronin, Kurti tregon çfarë diskutimi kishin me presidentin francez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot në Pallatin Elysee në Paris, bashkë me presidenten Osmani, e kanë takuar presidentin francez, Emmanuel Macron me të të cilin kanë diskutuar për dinamizimin e dialogut me Serbinë dhe zhvillimet e fundit. Kurti ka thënë se bashkë me Osmanin kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale […]
Kurti ka thënë se bashkë me Osmanin kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit.
“Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”.
Postimi i plotë:
Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.
Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.
Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore.












