Mbledhja e dy Kuvendeve, Konjufca: Serbia ka për qëllim ndarjen e Kosovës

Mbledhja e dy Kuvendeve, Konjufca: Serbia ka për qëllim ndarjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë- Shqipëri, ka folur edhe për “qëllimin e Serbisë për destabilizim”. Ai tha se Serbia po e lufton Kosovën “nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete”. “Pa dyshim se është arritur shumëçka e rëndësishmë për kombin tonë, por rruga ishte […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë- Shqipëri, ka folur edhe për “qëllimin e Serbisë për destabilizim”.

Ai tha se Serbia po e lufton Kosovën “nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete”.

“Pa dyshim se është arritur shumëçka e rëndësishmë për kombin tonë, por rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Dy ngjarje të rëndësishme e kanë hapur kapitullin e mundësive të mëdha për kombin tonë. Së pari ishte ardhja e demokracisë në Shqipërisë, e 9 vite pas kësaj ndodhi çlirimi i Kosovës nga pushtuesi i Kosovës. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, kurse Kosova e aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në familjen e vlerave evropiane. Orientimi ynë gjeostrategjik kombëtar është i parezervë drejt BE-së, brenda NATO-s dhe në miqësi të thellë dhe të përhershme me SHBA-në. Por përvoja na ka mësuar neve shqiptarëve që po aq sa kemi nevojë të festojmë, në të njëjtën kohë po aq duhet të reflektojmë në sfidat që kemi përpara dhe pengesat që duhet t’i kapëcejmë. Bota sot është më e pasigurt se dje  për shkak të sulmit të Rusisë mbi Ukrainën, e cila e synon NATO-n dhe BE-në. I vetmi shtet në mes të Evropës që mbetet i lidhur me Rusinë është Serbia. Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj, që është destabilizimi i Kosovës dhe ndarja faktike e shtetit tonë, Serbia na lufton nga brenda dhe jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë. Ne do të mund të shënojmë arritje të radhës si komb, vetëm nëse e kombinojmë mençurinë e Ukshin Hotit, atdhedashurinë e Adem Demaçit, maturinë e Fehmi Aganit, përgatitjen e Gazmend Zajmit dhe mendjemprehtësinë e Arbën Xhaferit”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?