Matoshi për linçimet e militantëve partiak: Përpara budallën e ka njoftë veç mahalla e vet

Halil Matoshi, shkrimtar, gazetar, publicist e analist i zhvillimeve në vendin tonë, ishte i ftuari i radhës i Ilir Mirenës në intervistën e Periskopit & televizionit 7. Si e shpjegon z.Matoshi sjelljen e disa militantëve të partisë në pushtet, për kritikët e pushtetit dhe si e shpjegon ai gjendjen aktuale të politikës kosovare përballë raporteve […]
Si e shpjegon z.Matoshi sjelljen e disa militantëve të partisë në pushtet, për kritikët e pushtetit dhe si e shpjegon ai gjendjen aktuale të politikës kosovare përballë raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Çështje që duhet ti debatojmë si shoqëri, elitë, botë kulturore si media dhe si botë akademike nëse ekziston diçka e tillë më.
Dikur thojshin budallën e ka njoftë veç mahalla vetë kurse sot i kemi gjithkah në këtë botën e internet. Komunikimi i madh ka shpërfaq gjithandej budallët.
Sa i përket asaj se pse jemi deri këtu, ne si gjeneratë jemi pjesëmarrës aktiv të rezistencës në vitet 90, prandaj mund të jemi edhe ma emotivë sesa të rinjtë që i thonë vetes dhe ne një situatë të tillë jo që mohohet cdo gjë sic është edhe lufta clirimtare, është mbërri shteti kombëtar më 2008, një legalizim nga GJND, për herë të parë Kosova të ketë kombëtaren e vetë dhe janë mbërri çudina që ky popull dhe ky qytetar kurrë në historinë e vetë që nga pëllazgët e deri sot nuk e kemi pasë, prandaj një çoroditje e madhe shoqnore e politike.
Unë nuk kam aq urrejtje dhe helm në vetvete sa me mendu që këta e bëjnë me qëllim, pra në mënyrë të organizuar, por mendoj që e bëjnë nga padija, prandaj vjen apostulati biblik falo zot se nuk e dinë çka po bëjnë.
Të thotë Chollet (Këshilltari i Biden) se është i zhgënjyer nga Kosova, në këtë do të kishin inevstu të gjithë lindorët që të na sillnin deri këtu.
Ok, thanë do ta ndalin korrupsionin, por pas 36 vjetëve ti japësh ruësve një argument se ti je i padëgjueshëm ndaj Shteteve të Bashkume të Amerikës, këtë mendoj se populli nuk do ta falë, populli i Kosovës këtë nuk e meriton”, thotë ai./Periskopi/












