Matoshi n’Periskop: Kurti dhe Osmani le të tregojnë – kush është aleati ‘B’ i joni, nëse e humbim Amerikën?

Matoshi n’Periskop: Kurti dhe Osmani le të tregojnë – kush është aleati ‘B’ i joni, nëse e humbim Amerikën?

Kryeministri Kurti tha se po e mbron dinjitetin e shtetit, por pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk ka dinjitet. Kështu thotë gazetari, publicisti e shkrimtari Halil Matoshi, në intervistën me Ilir Mirenën, që realizon Periskopi dhe trasnmetohet në T7. Sa iu përket raporteve me Amerikën, Matoshi tha se ka më shumë se 30 […]

Sa iu përket raporteve me Amerikën, Matoshi tha se ka më shumë se 30 vjet që këso raporti (të keq) nuk e kemi pasë me Amerikën. Në këtë intervistë, për herë të parë, Halil Matoshi rrëfen edhe disa momente të padëgjuara më parë – që kishte kaluar me kryeministrin Albin Kurti në burgun e Pozharevcit.

Raportet e Kosovës me Amerikën: Çështje që duhet ti debatojmë si shoqëri, elitë, botë kulturore si media dhe si botë akademike nëse ekziston diçka e tillë më.

Është viti 1986, 5 vite kur fillon represioni masiv i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Që nga 86 e deri sot, kurrë nuk kemi pasë një raport ndaj SHBA-së, jo vetëm kundërshtues, po edhe ma të kalbun, jo koheziv dhe johistorik.

Dikur thojshin budallën e ka njoftë vec mahalla vetë kurse sot i kemi gjithkah në këtë botën e internet. Komunikimi i madh ka shpërfaq gjithandej budallët.

Sa i përket asaj se pse jemi deri këtu, ne si gjeneratë jemi pjesëmarrës aktiv të rezistencës në vitet 90, prandaj mund të jemi edhe ma emotivë sesa të rinjtë që i thonë vetes dhe ne një situatë të tillë jo që mohohet cdo gjë sic është edhe lufta clirimtare, është mbërri shteti kombëtar më 2008, një legalizim nga GJND, për herë të parë Kosova të ketë kombëtaren e vetë dhe janë mbërri çudina që ky popull dhe ky qytetar kurrë në historinë  e vetë që nga pëllazgët e deri sot nuk e kemi pasë, prandaj një çoroditje e madhe shoqnore e politike.

Unë nuk kam aq urrejtje dhe helm në vetvete sa me mendu që këta e bëjnë me qëllim, pra në mënyrë të organizuar, por mendoj që e bëjnë nga padija, prandaj vjen apostulati biblik falo zot se nuk e dinë çka po bëjnë.

Të thotë Chollet (Këshilltari i Biden) se është i zhgënjyer nga Kosova, në këtë do të kishin inevstu të gjithë lindorët që të na sillnin deri këtu.

Ok, thanë do ta ndalin korrupsionin, por pas 36 vjetëve ti japësh ruësve një argument se ti je i padëgjueshëm ndaj Shteteve të Bashkume të Amerikës, këtë mendoj se populli nuk do ta falë, populli i Kosovës këtë nuk e meriton.

Në vitet 90 me disa parti politike kur fryu era e pluralizimit në Evropën Juglindore, Joseph Diogardi, një njeri i madh për kohën, na i ka çelë dyert e para, kur kemi dalë nga burgu me zotin Blerim Shala, ka qenë një lloj andrre që Kosova nuk do të humb, edhe si koncept gjeografik.

Deri në bombardimet e NATO-s, unë mendoj që ai që ta hapë derën jo që duhet me qenë mirënjohjës i përjetshëm por do ta ketë të drejtën edhe me u këshillu si miku me mikun. Miku – nëse kthehemi nga tradita shqiptare, mikut nuk i mbyllet dera, miku nuk prehet në besë dhe sot praktikisht një ftohtësi, një elitë politike qaq arrogante e akullt, nuk mujmë me e kuptu se, ok po themi shtet sovran dhe i pavarun dhe po i lujmë politikat sovrane por miqtë tanë që janë amerikanët në këtë rast, po e lypin një favor dhe favori po lypet për shkak të situatës gjeopolitike (agresioni rus në Ukrainë) dhe dialogu Kosovë – Serbi është në fokus edhe të sigurisë nacionale të Amerikës.

Matoshi: Nëse e humbim partneritetin me Amerikën, le t’më tregon mu kryeministri Kurti edhe presidentja Osmani se në çfarë mekanizma të sigurisë do të mbështetemi na

Pra ma tregoni cili është plani B I juaji, dhe këta nuk kanë plan B dhe kjo është dëshmu. Këta kanë mendu që serbët e Kosovës, të dirigjumë prej Vuciqit dhe Beogradit zyrtar kanë me ba edhe kryengritje me elemente të armatosura në veri, këta qito e kanë mendu, kanë mendu që kanë me i blloku rrugët, kanë me gjujtë në policinë tonë, ajo nuk po ndodh, atje po ndodh një padëgjueshmëri qytetarë që ti nuk mundesh me burgosë.

Kanë pritë që rezistenca e dhunshme në veri i delegjitimon ata dhe Beogradin e qet keq në sytë e bashkësisë ndërkombëtare e fatkeqësisht na kanë qitë keq neve.

Me u lavdëru Vuciqi, për herë të parë në qet historinë prej 86-90 kur kemi qenë në zyrën e Bob Dole, që me u taku, me ia prekë dorën, ka qenë si me e pa një profet për njerëzit që besojnë.

Në këtë situatë për herë të parë po du me thanë Serbia, sado e poshtër, me politika agresive ndaj Kosovës, del që i ka punët shumë ma mirë sesa ne në raport me amerikanë dhe kjo është fatkeqësia e këtij vendi dhe këto janë argumentet e mia, kushdo që ka argumente të tjera, urdhëroni jam shumë i hapur për debat.

Duke e lexu deklaratën e fundit të zotit Escobar, te letra e sekretarit Blinken, që të gjithë po na thonë se jemi të zhgënjymë me politikën e Kosovës, tash zoti Kurti, këshilltarët e tij, zonja Presidentja, le t’na tregojnë se cka domethënë kur aleati i vetëm i sigurisë tonë është i zhgënjymë me ne dhe këta po bëhen sikur nuk ka ndodhë kurrgjë, po thotë e mora grunë e po shkoj në Paris.

Këta kanë ardhë me ndihmën e turmave në pushtet, por këta e nënçmojnë turmën.

Na ka mbetë me u prishë vec edhe me ShBA-të edhe praktikisht me i dhanë fund projektit të quajtun pavarësi e Kosovës.

Halil Matoshi, në një pjesë të intervistës flet edhe për diasporën kosovare, duke thënë se e di që ‘të gjithë e duan atdheun e tyre Kosovën, por se të shkolluarit në diasporë numërohen në gishta’.

Deklaratën më poshtë, Matoshi e jep në kontekstin e analizës së diasporës sonë, e cila në raste si ky i fundit me targa – aktivizohet me ‘ligjërata nga jashtë’.

DIASPORA: Ju e dini se të mërgumit nga Kosova, me gjithë respektin e madh se shumica janë punëtorë të mëdhenj dhe e dojnë atdheun e tyne padyshim, por e dini që të shkollumit dhe të ditunit në mërgatën e Kosovës, numërohen me gishtat e dorës.

Ka shumë pak njerëz që kanë mbërri me qenë noj avokat, naj mjek naj biznesmen.

Jetojnë me social, i mbronë shteti i fuqishëm perëndimorë, dhe ton natën me social të qatij shteti, me sigurinë ma të naltë, shëndetësinë ma të naltë, me dashtë edhe shkollën ma të naltë dhe me hy me e sha një elitë politike që ka kalu nëpër ferrin e ish-Jugosllavisë, ku e kanë cu rininë nëpër burgje, kur praktikisht, në 99 gjatë luftës disa prej nesh kemi qenë pengje të luftës, praktikisht kemi qenë në kampe të Serbisë.

Matoshi: Me Kurtin jam taku në burg në Pozharevc, na kanë qitë pa rroba jashtë në temperaturë -16 gradë Celsius

Në një pjesë të intervistës, Halil Matoshi rrëfen diçka të padëgjuar më parë.

Thotë se me kryeministrin Albin Kurti kishte qenë bashkë ne burgun e Pozharevcit dhe rrëfen disa momente. Ai thotë se ‘i kishin qitë jashtë pa rroba në temperaturë -16 gradë celsius’. Pastaj thotë se ‘u ndien njerëz kur Kryqi i Kuq ua kishte dhënë disa jakne”.

Unë jam taku me zotin Kurti në burgun e Pozharvecit në Serbi dhë na kanë qitë jashtë me u la në -16 gradë Celsius. Në Pozharevc në dimrin e vitit 2000 dhe kur Kryqi i Kuq na ka shti në ato pavijonet me shporetat e zi na i kanë dhanë ka ni jakne se teshat e trupit na u kanë kalbë në trup, për herë të parë jemi ni që jemi njerëz, kur na i kanë dhanë ka ni gjys buke, jemi ni që jemi njerëz.

Kemi qenë pa bukë dhe pa ujë. Thojshin e keni kërku NATO-n, i ka bombard NATO, na i mbushin tazat në shi në pellgje sa mos me vdekë.

Në këtë situatë, nga perëndimi ata njerëz me super kushte, me hi me na sha, këta njerëz që nuk kanë ikë me busa në të 90-tën”, thotë Matoshi.

VV / pushteti dhe opozita, sipas Halil Matoshit

Matoshi thotë se kryeministri Kurti po i thërret në takim ‘shkatërruesit e shtetit’. Ai thotë se po të ishte lider i ndonjë partie opozitare, nuk do t’i shkonte kurrë Kurtit në takim.

“Videot që i ka editu VV, ku praktikisht krejt klasa e kalume politike shpallen kriminelë hajna zhvatës dhe të njëjtit njerëz kryeministri i thirrë në takim, hajdeni ndimohmni se jam ne telashe.

Po të isha në opozitë kurr nuk do t’i kisha shku. Ne kemi nevojë për kohezion, politika kombëtare, por s’kemi nevojë me mendu krejt nisoj, si në Serbi, tash shteti e luan unitetin, partia në pushtet e mban kohezionin shtetëror, duhet me bo politika të meqme. Se përndryshe, nuk mundemi se jemi të vegjël si popull, të brishtë si demokraci, të pazhvillumë si shoqni, prandaj nav yen hic mos me kanë këto krizat e sigurisë në botë, neve na vyen me na ndihmu, me na këshillu, me ndërtu demokracinë, sistemin e fortë demokratik.
Sot zoti Kurti me një arrogancë të numrave i ka mashtru njerëzit rreth tij, deputetët se po bën politika sovrane dhe po e mbron dinjitetin”, tha Matoshi te Mirena.

“Kosova pa SHBA-të nuk ka dinjitet dhe dinjiteti jonë është cënu keq”, thotë ai.

Matoshi: Kurti po thirrë në fukarallëk

“Qeveria Kurti në synimin e saj, nuk e di sa ka një plan të mendumë, tendencën e ka me e shkatërru shtresën e mesme, me i lanë 2-3% të oligarkëve prej të cilëve mbahet pushteti dhe me e ‘fshatarizu’ krejt Kosovën, pra me e bë fukarallak.

Vëllezërit e motrat tona prej Kanadaje e andej, nuk po e shohin që Kurti po thirr në fukallarak.

Sot e sa muaj ne nuk kemi as ministër të shëndetësisë, ai mendon që mundet me i përtheku krejt punët vetë, kjo është mendësia e totalitarizmit”, thotë veç tjerash Matoshi në intervistën e plotë që mund ta dëgjoni më poshtë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?