Martin Berishaj ju jep leksione gazetarëve: Kur ju mungon lapsi, baca Martin ua blen – S’kam pushkë për juve

Ambasadori në Kroaci, Martin Berishaj një pjesë të kohës së intervistimit sot në Komision Hetimor të Kuvendit të Kosovës, i aka kushtuar mediave të vendit, raporton Periskopi. Ai për mediat kosovare, që natyrisht ka raporuar intensivisht për skandalin ku është i përfshirë ambasadori në Slloveni, thotë se duhet të raportohet e vërteta dhe se nuk […]
Ai për mediat kosovare, që natyrisht ka raporuar intensivisht për skandalin ku është i përfshirë ambasadori në Slloveni, thotë se duhet të raportohet e vërteta dhe se nuk i ka penguar në fjalë të lirë.
‘’Unë ju kam mbet borxh mediave të Kosovës se nuk kam folë asnjëherë sepse e respektoj fjalën e lirë dhe nuk i kam sulmuar.’’
‘’Mediat ndërkombëtare, atë natë u përmend në Lubljanë dhe kurrë më. Sepse u fitua pushteti, asnjë televizion, as STA, si agjencion shtetëror, as ai publik as privat. Shumicën e këtyre gazetarëve tonë i kam pasë studenta, ju kam thënë se kur ju mungon lapi, baca Martin ua blen lapsin. Unë për mediat kosovare nuk kam pushkë. Ata kanë të drejtë të shkruajnë, por mirë është me i argumentu.’’, tha ai./PERISKOPI/












