Skandali i madh, Martin Berishaj e pranon se ishte këshilltar në kompaninë GEN

Ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj po intervistohet nga Komisioni hetimor pas skandalit të ndodhur muaj më parë se është i dyshuar në aferën e 600 mijë eurove. Ai sot e pranoi se ka qenë këshilltar në kompaninë e përfshirë, GEN Consulting, raporton Periskopi. ‘’ Unë kam qenë aty si këshilltar, unë kam dhënë këshilla […]
‘’ Unë kam qenë aty si këshilltar, unë kam dhënë këshilla politike se çka do të duhej të bënte një firmë GEN. Në vitin 2009 dhe bën shitblerje. Nga viti 2019, 2020 unë me ta nuk kam punu. E kam pasë shumë pasi kam fillu punën si ambasador jam i lirë prej këtyre cështjeve. Në Mal të Zi GEN është filial, për Ballkan ka qenë GEN në Beograd.’’, ka thënë ai.
I pyetur nga anëtarët e komisionit, ai tha se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin, Albin Kurti e as me presidenten, Vjosa Osmani, e as me ministren Artanë Rizvanolli.
“Jo, nuk kam pasë sepse të gjitha komunikimet me kryeministriat, ministra, janë në mënyrë protokulare të shkruar ashtu siç duhet por as me gojë nuk kemi folë për atë çështje. Ato mjete nuk kanë përfundu as të kryeministri Kurti, as kërkun, nuk janë investuar dhe nuk kanë shkuar”, është përgjigjur Berishaj.
Berishaj, ka folur edhe për dy bizneset në Kosovë, për të cilat Agjencia Kundër Korrupsion kishte ngritur kallëzim penal ndaj tij për mosdeklarim të pasurisë.
”Njëri është Myloja L.L.C dhe Zasion Kosova. Berishaj ka thënë se arsyeja pse këto dy firma nuk figurojnë në deklarim të pasurisë është sepse, në të parën i ka shitur aksionet e tij më 2019 dhe e dyta nuk funksionon më dhe nuk ka asnjë qarkullim.
“Unë në atë firmë që ka funksionuar shumë pak e kam shitë më 12. 07.2019. në ARBK ka dalë edhe një firmë tjetër më 2007. Ajo nuk ka funksionuar kurrë dhe firmat që nuk funksionojnë, nuk ka qarkullim. Pasi është ba shitblerja e aksioneve, aksionet i kam shitë aq sa kam investuar. Kur blehet një ndërmarrje është problemi i atij që e blen për ta kthyer mbi veti. Kjo është arsyeja pse në deklarimin e pasurisë nuk figurojnë këto dyja ndërmarrje”, u shpreh Berishaj.
‘’Tani këtu quhet aferë, rast. Ka qenë një prononcim i një portal që ka peshën e vet, natyrisht unë nuk jam marrë me problemin e peshës së tyre por me problemin që ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni. Qysh më 16 vjeç, atje kam studiuar e punuar. Unë nuk e kam shiqu atë lajm njëherë, mirëpo teknologjia po e bën me kthy mbrapa dhe deri nëa të antë ka qenë niveli i ëprqindjes së njërës palë dhe tjetërës, 21:21. Gjana koti që lidheshin me një shpifje që e ka folë prej portalit. Unë nuk jam marrë me atë se i biri i kujt e ka shkru atë tekst. Një djalë që e ka mbiemrin Petroviq. Baba slloven dhe kishte punuar në shërbim te diku tjetër. Ndoshta edhe me këtë ta përmbylli këtë prezantim se unë ashtu siç kam propozu, unë e kam qitë në gjyq për shpifje. Atë portal që ka shpif sepse liria dhe e drejta e shtypit nuk nënkupton të folë kujt çka t’i bjen ndërmend, por për një të vërtetë. Nëse ajo e vërtetë nuk argumentohet atëherë mundësia është të bëjmë një padi.’’/PERISKOPI/












