Mandl: Liberalizimi i vizave s’bën të lidhet me tensionet në veri, ato u krijuan nga grupet kriminale të kontrolluara nga Beogradi

Mandl: Liberalizimi i vizave s’bën të lidhet me tensionet në veri, ato u krijuan nga grupet kriminale të kontrolluara nga Beogradi

Në takimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, është hequr nga rendi i ditës propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024. Arsyet për këtë veprim u thanë që janë politike dhe lidhen me situatën në veri […]

Arsyet për këtë veprim u thanë që janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës dhe se diskutimi i radhës për këtë do të mbahet më 30 nëntor.

Lidhur me këtë veprim të BE-së, eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se liberalizimi i vizave nuk bën të lidhet me tensionet në veri të Kosovës.

Ai shtoi se tensionet në këtë pjesë janë krijuar dhe organizuar nga grupet kriminale që kontrollohen nga Beogradi.

“Unë vetëm mund t’u rekomandoj qeverive të shteteve anëtare që të mos e lidhin liberalizimin e vizave me tensionet në veri të Kosovës. Këto tensione janë krijuar dhe organizuar nga grupet e krimit të organizuar të kontrolluara nga Beogradi”, tha Mandli.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Mandli tha se edhe Beogradi do të duhet të kontribuojë në deeskalim në vend të përshkallëzimit të situatës.

“Largimi i Vuçiqit nga negociatat është përsëri një akt përshkallëzimi nga ana e tij. Ai nuk ka të drejtë morale për ta bërë këtë. Ai ka detyrimin moral të kontribuojë në de-përshkallëzimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje mes kësaj dhe liberalizimit të vizave”, u shpreh eurodeputeti Lukas Mandl.

Eurodeputeti austriak i cili shumë herë deri më tani ka bërë thirrje dhe e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet.

“Udhëtimi pa viza për popullin e Republikës së Kosovës është i vonuar. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta. Pakica e vogël e qeverive të shteteve anëtare që po bllokojnë të gjithë procesin, u rekomandoj që të tërhiqen nga kjo bllokadë dhe të lejojnë që populli i Kosovës të udhëtojë siç bëjnë njerëzit e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. I rekomandoj shumë Këshillit që të vendosë shpejt për këtë pozitivisht, pa vonesa të mëtejme”, tha Mandli për Telegrafin.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave që bartin targa ilegale serbe.

Serbët në veri, të kontrolluar në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat e Kosovës, RKS, dhe kanë paralajmëruar rezistencë ndaj tyre.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për shtyrje të procesit të riregjistrimit, Kurti nuk ka hequr dorë.

Aktualisht është e pezulluar – deri më 24 nëntor – faza e dytë e planit të tij, në përpjekje për t’i dhënë shans gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?