Lumir Abdixhiku të dielën shkon në Amerikë

Lumir Abdixhiku të dielën shkon në Amerikë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku do të niset të dielën drejt Amerikës. Kështu ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësja e partisë, Sibel Halimi. ‘’Mund të ju konfirmoj se Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diele për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë intitucionalë të shtetit amerikan, […]

‘’Mund të ju konfirmoj se Kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diele për në ShBA, për një vizitë një-javore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë intitucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera.’’, është përgjigjur Halimi për Periskopin.

Dy liderët e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes  Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku do të udhëtojnë drejt Amerikës.

Abdixhiku do të vizitojë Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh), që ditë më parë lëshoi një komunikatë ku shprehte “shqetësim e zhgënjim” për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Tutje,  do të zhvillojë takime shumë të rëndësishme edhe në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një vizitë tjetër Abdixhiku do t’i bëjë edhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), ndërkaq pjesë e agjendës pritet të jetë edhe takimi me institute kërkimore politike.

Kujtojmë që në anën tjetër, përpos ministres Albulena Haxhiu e kryetarit Shpejtim Bulliqi, as një zyrtar tjetër i lartë i Vetëvendosjes s’do ketë mundësinë të shkojë në Amerikë. Bëhet fjalë për kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin  ekskluzivisht shefja e kabinetit të tij, Arbenita Sopi Haziri./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?