Lista Serbe me një anë ‘do’ paqe, e në tjetrën paralajmëron protesta nëpër institucione

Lista Serbe me një anë ‘do’ paqe, e në tjetrën paralajmëron protesta nëpër institucione

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk mund ta tolerojnë diskriminimin  dhe ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet. Ai në konferencën për media ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën është përgjegjëse Kosova, gjë që mund […]

Ai në konferencën për media ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën është përgjegjëse Kosova, gjë që mund të dëgjohet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Të gjithë ata që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje sot e dinë se kush është ana destruktive, tha Rakiq.

”Ne duam vetëm paqe. Nuk i përgjigjemi askujt kur flasim për Asociacionin. Ne kërkojmë vetëm të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara. Duam të jetojmë në paqe, të jemi vetvetja dhe të qëndrojmë në shtëpitë tona në Kosovë.Tri pika ia thyen shpinën devesë: shkarkimi i Nenad Gjuricës, vendimi për anulimin e targave të Serbisë dhe fakti që Asociacioni nuk është formuar ende. Me ne është edhe Ivan Todosijeviq, i cili u dënua për fjalët e tij. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po na ngacmojnë vëllezërit, motrat, ka katër baza të reja, na ndaluan vaksinimin, zgjedhjet, referendumin, e qëlluan Sreçko Sofronijeviqin, ia ndaluan Dragica Gasiqit të blejë bukë, ka pasur sulme të panumërta dhe këto janë mesazhe të qarta se nuk na duan këtu, si dhe të kthyerve se nuk janë të mirëseardhur”, tha Rakiq.

Ai shtoi se serbët nuk duan të vuajnë terrorin e qeverisë së Kosovës.

“Nuk kemi ku të shkojmë dhe shpresoj se nuk do të duhet të mbrohemi. Torturat që po i bën Kosova qytetarëve serb nuk mund të tolerohet më. Do të kemi protesta në shkolla, qendra shëndetësore dhe në të gjitha institucionet e tjera. Njerëzit janë duke u çuditur pse duhet të paguajmë haraç dhe zulim, nuk ia kemi paguar turqve, as Kurtit”, ka përfunduar Rakiq.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?