Limaj: Serbia është mbushur mend – kurrë nuk e përdorë atë që e ka përdorë në 99′

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka komentuar situatën e krijuar në veri. Limaj vlerëson se vizita e ministrit Sveçla në pikën kufitare në këtë kohë është e panevojshme. Limaj thotë, se “Serbia është mbushur mend dhe nuk duhet shqetësuar se një ushtri e huaj do të futet në kufirin e Kosovës”. “Me shku ministri i […]
Limaj vlerëson se vizita e ministrit Sveçla në pikën kufitare në këtë kohë është e panevojshme.
Limaj thotë, se “Serbia është mbushur mend dhe nuk duhet shqetësuar se një ushtri e huaj do të futet në kufirin e Kosovës”.
“Me shku ministri i vendit në pikën kufitare edhe me dërgu mesazhe që gjendja në veri është në kontroll, për cilën gjendje je tu folë. Mos po na vjen ndonjë ushtri e huaj me na u futë në kufij a? Hiqeni atë gajle. Ata njerëz kanë mbledh mend. Ata kurrë nuk ka me përdorë më atë që e kanë përdorë në vitin 99′. Ata tash janë kthy në skema tjera. E kanë kuptuar që me i ndezë motorat e makinerisë ushtarake, pësojnë vetëm humbje. Ata e dinë mirë që me atë kartë, është e djegur është e provuar nga ana e tyre”.
“Asnjëherë mos e pritni që do të futet në territor të Kosovës, sepse s’kanë nevojë”, tha Limaj në Klan Kosova, përcjell Periskopi.
Limaj tutje shtoi se objektivat e tyre janë duke i arritur në një mënyrë tjetër. /Periskopi/












