Limaj: Kurti e ka pranuar të drejtën e administratës serbe për të lëshuar letërnjoftimet për qytetarët e Kosovës

Limaj: Kurti e ka pranuar të drejtën e administratës serbe për të lëshuar letërnjoftimet për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka një mori kritikash për mënyrën se si Qeveria Kurti po i qaset procesit të dialogut me Serbinë. Limaj tha në Rubikon të Klan Kosovës se qeveria aktuale ka pranuar që Serbia të lëshojë letërnjoftime për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë adresa në territorin e vendit. ”Qeveria e […]

”Qeveria e Kosovës e ka bërë një gabim të madh, e ka përmbysur totalisht procesin e dialogut. Lëshimi, kompromisi më i madh, dëmi më i madh që kjo Qeveri ia ka bërë Kosovës është pranimi i ID kartave, i letërnjoftimeve. Për mua asgjë nuk është targa çka është pranimi i letërnjoftimeve që lëshohen në Nishë. Një qytetari serb i lëshohet në Nishë nga zyra në emër të administratës ose Policisë së Prizrenit, një qytetari të Kosovë serb dhe i jepet adresa në Prizren”, tha Limaj në Klan Kosova.

Limaj tha se me Qeverinë Kurti Serbia është shndërruar në hisedar në lëshimin e dokumenteve për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se me qeveritë e mëhershme lëshimi i targave dhe dokumenteve tolerohej, por nuk pranohej.

”I  vetmi  autoritet në Kosovë që ka të drejtë të lëshojë dokumente shtetërore në Kosovë është shteti i Kosovës dhe ju ia keni dhënë të drejtën edhe administratës serbe që qytetarëve të Kosovës tu lëshoj dokumente këtu. Ne këtë nuk e kemi lejuar, kurrë nuk e kemi pranu. Qeveria aktuale e ka pranuar me gojë, jo me shkrim, në ditën kur është bërë ajo letra e letërnjoftimit,  në atë ditë e ka pranu të drejtën e administratës serbe nga Kraleva, nga Nishi, nga Krushevci, nga Leskovci që të lëshojnë dokumente për qytetarin e Kosovës, deri atë ditë këto dokumente janë llogaritur ilegale, nuk janë pranuar, por janë toleruar sikur janë toleruar targat, por ama tolerim deri në një moment, sikur u mor vendimi të mos tolerohen më targat, e merr vendimin s’ka më, është joligjore dhe e ndalë, por kur ju pranoni diçka më nuk është joligjore”, tha Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?