LDK: Pranimi i marrëveshjes së njejtë tregon joseriozitet, e panevojshme drama populiste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar dakordimin e mbrëmshëm në Bruksel për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Abdixhiku ka theksuar se rruga e vetme që garanton suksesin është bashkërendimi me partnerët strategjikë dhe në veçanti me SHBA-në. Kryetari i LDK-së thekson se e ka parë si të panevojshme atë që e quan […]
Kryetari i LDK-së thekson se e ka parë si të panevojshme atë që e quan “dramë popullsite”, të krijuar nga institucionet e vendit kohëve të fundit.
“Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore. Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, thuhet në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:












