Kurti thirrje serbëve: Mos i braktisni institucionet, ju duhet të punoni bashkë me ne

Kurti thirrje serbëve: Mos i braktisni institucionet, ju duhet të punoni bashkë me ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar të insistojë se serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës pas presionit nga Beogradi, pasi që ky i fundit refuzoi planin franko-gjerman. Kurti tha se lajmi për këtë u dha nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ishte zëdhënës i kriminelit Sllobodan Milosheviq. “Kjo situatë është krijuar […]

Kurti tha se lajmi për këtë u dha nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ishte zëdhënës i kriminelit Sllobodan Milosheviq.

“Kjo situatë është krijuar sepse Beogradi e refuzon propozimin Franko-Gjerman dhe kjo dramë është krijuar për të mbuluar refuzimin. Ata e kanë diskutuar këtë propozim në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd dhe ai është refuzuar në mënyrë unanime. Pra, të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë në Serbi votuan kundër propozimit. Dhe njoftimi u dha nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili në të shkuarën ka qenë zëdhënës i Millosheviçit. Ai tha se e kishin refuzuar propozimin franko-gjerman dhe më pas sajuan këtë dorëheqje kolektive nga institucionet tona, të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë”, tha ai në një intervistë për DW.

Kurti u bëri sërish thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet.

“Kam bërë thirrje që ata të mos japin dorëheqjen sepse institucionet nuk janë të miat. Institucionet u përkasin njerëzve dhe shtetit dhe ato na shërbejnë të gjithëve. Dhe unë, si kryeministër, jam shërbëtori kryesor. Unë u shërbej të gjithë njerëzve pavarësisht etnisë, pavarësisht identitetit kombëtar. Dhe ja përse unë u bëj sërish thirrje atyre që mos t’i braktisin institucionet, mos t’i lënë ato, të mos japin dorëheqje. Ata duhet të punojnë bashkarisht me ne. Kjo situatë ka krijuar një lloj boshllëku, por ne po bëjmë të pamundurën në mënyrë që shërbimet publike të jenë aty për njerëzit dhe askush të mos vuajë nga këto dorëheqje”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?