Kurti takon Solanën në Madrid: Mirënjohës për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitës së tij në muzeun kombëtar të Madridit në Spanjë “Museo Nacional del Prado”, ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, duke bërë të ditur se Kurti i shprehu mirënjohje Solanës për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë. “Kryeministri Kurti […]

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, duke bërë të ditur se Kurti i shprehu mirënjohje Solanës për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së  është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, deklarohet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka shkuar të premten në Spanjë për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste.

Mediat kanë raportuar lidhur me atë se me çfarë pasaporte kryeministri ka vizituar Spanjën, duke e ditur që ky shtet nuk e njeh Kosovën dhe, rrjedhimisht, as pasaportat e vendit.

Lideri i VV-së mban nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?