Kurti shkon takohet me drejtuesit e Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss

Kurti shkon takohet me drejtuesit e Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtutgart është takuar me drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss.   Njoftimi i plotë: Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss. Në këto takime Kryeministri Kurti theksoi […]

 

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss.

Në këto takime Kryeministri Kurti theksoi mundësitë për investime dhe mjedisin e favorshëm në Kosovë, pozitën gjeografike dhe stabilitetin institucional. Ai veçoi rritjen ekonomike, borxhin e ulët publik, popullsinë e re dhe të talentuar, si dhe politikën stabile fiskale.

Ai tha se ndikimi i stabilitetit politik vërehet edhe në Investimet e Huaja Direkte, të cilat u rritën me 22%, ndërsa me agjendën ambicioze legjislative të Qeverisë, presim rritje të mëtejme në të ardhmen e afërt.

Mbështetja e madhe e Qeverisë për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend nëpërmjet një agjende digjitale gjithëpërfshirëse, u theksua nga Kryeministri Kurti në takimin me Andreas Baresel, Kryeshef Ekzekutiv në kompaninë e teknologjisë së informacionit Datagroup SE.

Ardhja e kompanive të mëdha globale si Bosch në Kosovë do të ndihmonte sektorin vendor në rritjen e standardeve të punës, cilësisë si dhe konkurrencës brenda sektorëve, u tha në takimin me znj. Tanja Rückert nga kompania Bosch. U diskutua edhe nisma e Qeverisë për mbylljen e hendekut të shkathtësive nëpërmjet arsimit dual.

Ndërsa gjatë vizitës në Zeiss dhe takimit me drejtuesit e kompanisë Dr. Christian Müller e Dr. Marc Ëaëerla,  u theksua se me popullatën tonë të re, Kosova është lokacion i favorshëm për mbështetjen e zinxhirëve ekzistues të furnizimit, si dhe një alternativë e re e për investime në arsim, veçanërisht në arsimimin digjital.

Në këto takime u theksua synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të përmirësuar mundësitë dhe cilësinë e jetës për të rinjtë tanë, nëpërmjet lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë dhe mbështetjes së investitorëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?