Kurti për vrasjen në QKUK: Dy shqiptarë më pak, do jenë duke menduar armiqtë tanë

Për rastin e vrasjes së 35-vjeçares në oborrin e spitalit të Gjinekologjisë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti e ka cilësuar rastin si një vrasje mizore. “Dy engjëj në qiellin e pistë Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet […]
Kurti e ka cilësuar rastin si një vrasje mizore.
“Dy engjëj në qiellin e pistë
Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”.












