Kurti për krizën ekonomike: Me sukses po ia dalim, populli e di pse po ndodh dhe po na përkrah

Kryeministri Albin Kurti, teksa është pyetur në Paris, atje ku po mbahet forumi për Paqen, se çfarë ndikimi kishte dhe ka lufta e invazioni rus në Ukrainë për qytetarët kososvarë, ai dha një përgjige s’e me sukses po ia dalim, raporton Periskopi. ‘’Po arrijmë t’ia dalim me sukses nga kriza që është pasojë e invazionit […]
‘’Po arrijmë t’ia dalim me sukses nga kriza që është pasojë e invazionit rus në Ukrainë. Çmimet e energjisë janë rritur dhe kanë pasuar ato. Ne kemi ofruar dy pako të mëdha financiare, atë të ringjalljes ekonomike ndërsa këtë vit kemi vazhduar me pako të rimëkëmbjes për të tkurrur ndikimin e inflacionit. Kemi përkrahjen e popullit dhe populli e ka të qartë se nuk janë për shkak të Kosovës si të tillë, por për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.’’, ka thënë Kurti.
Tutje Kurti është mburrur me të arriturat e tij si Qeveri.
”Vitin e kaluar kemi pasë 10.7 për qind rritje ekonomike, sivjet 10.4 për qind pasi të heqim inflacionin. Është shpërndarë e rishpërndarë, kemi bërë arsimin publik pa pagesë, kemi rritë pensionet, kemi subvencionuar bujqit tanë më shumë se kurdo qoftë ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë, subvencionojmë sektorin publik e privat, po kursejmë energji dhe po shpërblejmë edhe ata që kursejnë energji’’, tha ai./PERISKOPI/












