Kurti – opozitës pasi i kërkojnë detaje nga dialogu: Pyetni kryetarët tuaj

Kryeministri Albin Kurti sot gjendet i pranishëm në seanën e Kuvendit dhe atij i është adresuar një pyetje për dialogun planin franko-gjerman nga deputetja e PDK’së, Ariana Shoshi Musliu, transmeton Periskopi. Shoshi Musliu tha se ka zero transparencë në Kuvend e Komision për këtë çështje të rëndësishme. Mirëpo, Kurti nuk u pajtua. ‘’Nuk është e […]
Shoshi Musliu tha se ka zero transparencë në Kuvend e Komision për këtë çështje të rëndësishme.
Mirëpo, Kurti nuk u pajtua.
‘’Nuk është e drejtë të themi që transparenca është zero, ju pyetni unë përgjigjem’’.
”Në njërën anë i përmbahem transparences së procesit por në anën tjetër konfidencialitetit të bisedimeve. Nëse e konsideroni të nevojshme përtej asaj që ju kanë njoftuar liderët tuaj, ose që nuk janë njoftuar duhet të organizohemi në seancë të Kuvendit edhe të hapur edhe të mbyllur, si të doni. Qëndrimi ynë ka qenë i drejtë dhe jemi treguar të përkushtuar, kreativ. Ose diskutojeni edhe nëjherë me kryetarët tuaj që të kuptoni se asnjëherë s’ka pasë më shumë transparencë’’, tha ai..
‘’Po pajtohem që tani transprenca është 0.1 për qind pasi sot e dhantë një detaj në Kuvend’’, ia ktheu Musliu Shoshi.
Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se kanë qenë e janë transparent lidhur me dialogun me Serbinë.
‘’Dialogu nuk ka qenë asnjëherë më transparent që nga fillimi i tij, kemi treguar gatishmëri për komunikim me opozitë, por edhe kujdes e maturi për të mos e dëmtuar procesin. Takimet kanë qenë publike, publiku është informuar për qëndimet e propozimet tona. Gjithçka ka filluar kur kemi bërë publike katër propozimet tona.’’, tha ai.
‘’Sa i përket qëndrimin tonë për Zajednicë, është i njohur dhe i qartë. Nuk kam përgjigje të re, sepse pyetja është e vjetër. Gjykata e ka shpallur jokushtetuese’’./PERISKOPI/












