Kurti: Kemi treguar se demokracia dhe ekonomia shkojnë dorë për dore

Kryeministri Albin Kurti sot në një konferencë nga Estonia me kryeministren e atij vendi ka folur për luftën ruse në Ukrainë, e pastaj edhe për arritjet në Kosovë përgjatë qeverisjes së tij deri tash, transmeton Periskopi. ‘’Kosova e ka dënuar fuqishëm që nga dita e parë dhe solidarizohemi me popullin dduke implementuar sanksione në vijë […]
‘’Kosova e ka dënuar fuqishëm që nga dita e parë dhe solidarizohemi me popullin dduke implementuar sanksione në vijë me BE’në. Çmojmë përpjekjet e Estonisë për viza të Kosovës dhe anëtarësim’’, tha ai.
‘’Kam folur me kryeministren për progresin e Kosovës këtë vit e gjysmë që po qeverisim. Kemi treguar se demokracia dhe ekonomika shkojnë dorë për dore. Demokracia esenciale është parimi i sundimit të së drejtës. Në të kaluarën e kemi përmirësu këtë në 17 vende të indeksit të saj. Jemi numër 1 në rajonin e Ballkanit sa i përket sundimit të Ligjit. Kemi luftuar kontrabandën e korrupsionin. Kemi hapur gjykatën komerciale për t’i zgjedhur mosmarrëveshjet mes bizneseve. ‘’, tha Kurti./PERISKOPI/












