Kurti në Vjenë: Ekonomia e Kosovës më e madhja në rajon, shumë kemi bërë

Kurti në Vjenë: Ekonomia e Kosovës më e madhja në rajon, shumë kemi bërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, aty ku po diskutohet për sigurimin e zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt dhe se si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit. Kurti në këtë forum tha se rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, aty ku po diskutohet për sigurimin e zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt dhe se si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit.

Kurti në këtë forum tha se rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave.

“Më parë duhet të bashkëpunojmë për atë çka kemi të përbashkët sesa për ndryshimet tona, për stabilitetin institucional, përmes vlerave demokratike dhe institucionale… Rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave. Qeveria e Kosovës është duke planifikuar 4.5 miliardë investime në energji të pastër në Kosovë”, ka thënë Kurti në këtë forum.

Ai foli për të arriturat e Kosovës duke theksuar renditjen e vendit si e para në rajon dhe e dyta në botë për sundim të ligjit, si dhe për rritjen ekonomike.

“Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit, Kosova është ngritur 17 vende më lart, sipas Ëorldpress Index. Ta bëjë edhe më të prekshëm këtë koment, ekonomia jonë në rritje është 10.7 për qind që është më e madhja në rajon dhe më e madhja në Kosovë që nga pas lufta”, ka shtuar Kurti.

Ai tha se Kosova ka 4 për qind rritje në GDP dhe 88 ngritje të eksportit, ndërkaq deficiti eksport-import, sipas tij, është 1 me 9.

“Shumë është bërë dhe shumë mbetet të bëhet”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për subvencionimet për studentët, pensionistët, sektorin publik e atë privat.

“Kemi bërë pako për ata që kursejnë energji që kursejnë 100 kilovat orë, nga viti i kaluar, ne japim subvencion 200 kilovat. kemi bërë subvencionim për pensionistët, studentët e ndërmarrësit, sektorin publik dhe atë privat. Kemi mbajtur premtimin që studentët të mos paguajnë për studimet e tyre”, ka thënë ai.

“Sa i përket energjisë së ripërtritshme, është të vazhdojmë me dekarbnonizimin,, kemi strategji shumë ambicioze. Nga viti tjetër do të vazhdojmë në projektet në ndërtime të energjisë së ripërtritshme. Do të bëhet zhvillim në kapacitetin e baterive si dhe zhvillimin e forcës së punës”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?