Kurti bëhet i gjallë për targat: S’ka marrëveshje, veç ka ndryshuar deklarata e Borrellit

Kurti bëhet i gjallë për targat: S’ka marrëveshje, veç ka ndryshuar deklarata e Borrellit

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjen e targave, duke thënë se ka ndryshim deklarate të Borrellit, jo marrëveshje, raporton Periskopi. ‘’Të hënë në mbrëmjë mua më është ofruar një dokument që ka pasë 95 fjalë dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund dhe nuk i referohen propozimit, përveç çështjes së targave te çështja […]

‘’Të hënë në mbrëmjë mua më është ofruar një dokument që ka pasë 95 fjalë dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund dhe nuk i referohen propozimit, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi. Kjo që u dakorduam mbrëmë i ka 194 fjalë. Ata që thonë ajo që s’është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën, nuk e dinë cka po flasin. Është dyfish tekst më shumë se të hënën. Nuk është marrëveshje, por dakoordim. Ajo cka është bërë mbrëmë është ndërruar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, por Borrelli deklaratë. Marrëveshje e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targa. Nuk do bëjmë gjobitje për targa KM, por do i japim hapësirë negocimit evropian.’’

Kurti  ndërsa tha se targat ilegale “gradualisht do të nxjerren nga përdorimi’.

“Tjetra është që pjesa e targave në marrëveshjen e mbrëmshme nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja. Ajo është e qartë në tekst dhe gradualisht targat e paligjshme do të nxjerren nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë”, tha Kurti.

“Ne arritëm ta zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë seksion të marrëveshjes që u bë deklaratë e Borrellit, por theksojmë se ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman. Kur të kryhet ky negocim, atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, shtoi ai.

‘’Qëllimi ynë ishte që cështja e planit franko gjerman të bëhet cështje e bisedimeve mes neve. Ishte e qartë nga vet deklarata e zv.presidentit Borrell se dicka e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron qartë, dhe në paragrafin e parë. Kjo është një arritje e madhe se për herë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë të tillë.

Më 18 gusht Borrell ka bërë një kontribut të cmuar se ka strukturar pika e parë me kornizën e marrëveshjes. 18 gushti më e rëndësishmja në dy vitet e fundit sa i përket dialogut.

Njëmend targat është cështje teknike, pajtohem por duhet pranuar se në shtatorin e vitit të kaluar kemi nisur të mos ta trajtojmë vec ashtu prej kur ambasdori rus erdhi në Jarinjë e Bërnjak e ngritën në avion. Por pasojat janë më shumë se politike. Jam dakorduar që pika e dytë në dialog të jetë cështje aktuale.”PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?