Kryetari i Preshevës: Serbët vëzhgojnë kur vëmë flamurin

Kryetari i Preshevës: Serbët vëzhgojnë kur vëmë flamurin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi thotë se autoritetet serbe e kanë dërguar në prokurori dhe gjyq, sa herë që ka ngritur flamurin shqiptar në ndërtesën komunale. Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se diçka të tillë e bëri sërish këtë të hënë me rastin e 28 nëntorit, që përkon me […]

Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se diçka të tillë e bëri sërish këtë të hënë me rastin e 28 nëntorit, që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Arifi bëri të ditur se ndërtesa e Komunës së Preshevës është vëzhguar në 24 orët e fundit,  nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe.

“Po. Nuk është hera e parë që e kemi ngritur flamurin kombëtar këtu në Preshevë. Pesë a gjashtë herë më ka rastisur mua që ta vendos flamurin aty lart. Në këtë kontekst, ne ndihemi si çdo herë krenar, edhe ndihemi mirë. Atmosfera jonë është festive, që kur e  ngrejmë flamurin kombëtar, e kthejmë një Shqipëri në Preshevë. Kështu është ajo ndenja dhe në këtë kontekst, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës kur e shohin flamurin në administratën komunale, e ndjejnë së paku për një ditë Shqipërinë e Madhe.

Si çdo vit, edhe sivjet administrata jonë, ndërtesa komunale është vëzhguar nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe në 24 orët e fundit, për të shikuar kush e vendos, sa orë e vendos, si e vendos. Ka një qasje shumë direkte, projektet e mia ngadalësohen, ndonjëherë edhe anulohen që financohen nga ndërkombëtarë. Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuar parash. Kjo është e vetmja arsye, ndodh çdo vit”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Arifi nënvizoi se qeveria në Shqipëri, Kosovë dhe ndërkombëtarët e dinë këtë fakt, por nuk kanë reaguar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?