Krasniqi për planin franko-gjerman: Bazë e mirë për të shtyrë përpara procesin e dialogut

Krasniqi për planin franko-gjerman: Bazë e mirë për të shtyrë përpara procesin e dialogut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të shtyrë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se ky plan krijon një realitet të ri që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese. “Elementet e planit na janë thënë […]

Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se ky plan krijon një realitet të ri që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese.

“Elementet e planit na janë thënë dhe komunikuar edhe në takime të tjera të mëhershme me miqtë ndërkombëtarë. Normalisht është një plan si i tillë vështirë që të pranohet apriori, por është një bazë e cila krijon një mundësi për të negociuar dhe diskutuar. Krijon një mundësi, ndoshta një realitet të ri, që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese. Andaj nuk mund të thuhet se është i lehtë që të pranohet si i tillë, por meqenëse nuk ka një qasje ‘merre ose leje’, ne duhet si shtet dhe institucione që të shprehim gatishmëri për të trajtuar seriozisht, diskutuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për t’u orvatur në arritjen e një dakordimi të një teksti që vërtet ka bazë elementet kryesore të objektivave tona shtetërore”, thotë ai.

Lidhur me zhvillimet në veri, lideri opozitar thotë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës janë në të drejtën e vet kur kërkojnë zbatimin e vendimeve legjitime dhe kushtetuese.

Mirëpo shton se në raste të tilla duhet të ketë parasysh kostot dhe benefitet e këtyre vendimeve.

Sipas tij, kosto e vendimit për targat ilegale është më e madhe se sa benefitet e tij. Në këtë formë, ai thotë se po shërbehet komplet procesi i integrimit të komunitetit serb në veri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?