Krasniqi: Nëse Kurti jep dorëheqje, PDK e gatshme ta udhëheqë vendin

Krasniqi: Nëse Kurti jep dorëheqje, PDK e gatshme ta udhëheqë vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë. Ai tha se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi. […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë.

Ai tha se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi.

Krasniqi apeloi që vëmendja ndërkombëtare të shfrytëzohet maksimalisht.

Sipas tij, kryeministri dhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën për ta diskutuar në mënyrë që të arrihet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.

“Sa i përket planit franko-gjerman ai që është publikuar nuk mund të jetë plani i vërtetë. Nuk e kuptoj arsyen pse është publikuar një plan i tillë, por spekulimet e kësaj natyre, taktizimet e kësaj natyre ka pasur gjithmonë edhe me publikimet e të ashtuquajturve non-papers. Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale ky koordinim me ShBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar”.

“Kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për tu angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari Krasniqi tha se asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar mandatin, duke theksuar se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje, raporton EO.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet, ndryshe thotë se PDK-ja është e gatshme të marrë udhëheqjen e vendit.

“Në Kosovë fatkeqësisht veçanërisht pas pavarësisë kurrë asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin. As kjo qeveri nuk besoj që do ta përfundojë mandatin ne kohë të rregullt. Por shkuarja në zgjedhje tash mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet dhe dorëzohet. Unë shpresoj që kryeministri që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve nuk është njeri që dorëzohet. Nëse ai dorëzohet ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin”.

Duke folur për formimin e Asociacionit, ai potencoi se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Serpska.

Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve të planit franko-gjerman. Askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një republika Serpska të re. Askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë asociacion nuk është në pajtim me kushtetutën. Kryeministri Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare te angazhohet në diskutim të planit dhe t’i shpreh qëndrimet e Kosovës duke përfshirë edhe asociacionin. Por gjithsesi në pajtim me kushtetutën dhe me akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa e rrezikuar karakterin unitar të shtetit tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Krasniqi. /EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?