KQZ cakton ushtruesit e detyrës së zyrtarëve të lartë të zgjedhjeve në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar katër ushtruesit e detyrës së zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se zyrtarët që do t’i ushtrojnë janë zyrtarë komunal të zgjedhjeve në komuna tjera të Kosovës. “KQZ-ja vazhdon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në veri, cakton katër UD në vend të zyrtarëve […]
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se zyrtarët që do t’i ushtrojnë janë zyrtarë komunal të zgjedhjeve në komuna tjera të Kosovës.
“KQZ-ja vazhdon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në veri, cakton katër UD në vend të zyrtarëve të dorëhequr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës. Sipas KQZ-së, pas dorëheqjes së katër zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve, tashmë janë caktuar katër ushtruesit e detyrës, të cilët do të kryejnë detyrat në katër komunat përkatëse. Zyrtarët të cilët janë caktuar të ushtrojnë këto detyra, janë zyrtarë komunal të zgjedhjeve nga komunat tjera të Kosovës”, tha Elezi.












