Kosova rrezikon të përballet me stagflacion

Kosova rrezikon të përballet me stagflacion

Kosova mund të rrëshqasë drejt stagflacionit që është inflacion i shkallës së gjerë. Krejt kjo në mungesë të investimeve kapitale. Kështu konsiderojnë ekonomistët, sipas të cilëve, kjo gjendje është dritë e kuqe për qeveritarët. Por kryetari i Odës Ekonomike thotë se qeveria duhet me një pako t’i ndihmojë bizneset. Qeveria duhet të ketë kujdes të […]

Qeveria duhet të ketë kujdes të veçantë ndaj bizneseve në kohën kur vendi po përballet me inflacion të lartë. Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai tha për Radio Kosovës se duhet përcjellë trendët në Bashkimin Evropian e më gjerë.

“Sfidë është inflacioni i cili është më i larti ndonjëherë që mbahet mend. Shto këtu edhe mos shpenzimin e shumës të paraparë në buxhet për projektet kapitale si dhe krizën e energjisë elektrike për të cilën bizneset janë në terr informativ se çka do të ndodhë”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, konsideron se Kosova është duke shkuar në drejtim të stagflacionit. Ai tha se kjo situatë është dritë e kuqe për qeveritarët e vendit.

“Një ekonomi e cila është e goditur nga inflacioni në mënyrë të pakontrolluar dhe institucionet nuk kanë mekanizma mbrojtës, është simptoma e parë paralajmëruese e stagflacionit. Në vitin 2022, janë shfrytëzuar vetëm 10% të mjeteve të buxhetit të dedikuara për investime kapitale dhe ky është rreziku më i madh që Kosova është kapluar në stagflacion”, tha Gerxhaliu.

Stagflacioni është inflacioni i shkallës së gjerë dhe stagnimi i zhvillimit ekonomik të vendit ku nuk ka projekte kapitale. Gërxhaliu theksoi se duhet rritur investimet kapitale, në mënyrë që sektori privat të krijojë qëndrueshmëri dhe vende të reja të punës.

Besart Dreshaj, drejtor për Politika Zhvillimore në Aleancën Kosovare të Bizneseve, tha se mos futja në qarkullim e mjeteve që janë dedikuar për projekte kapitale, ekonomisë së vendit po i bënë dëm.

“Kjo tkurrje e investimeve paraqet shqetësim për të ardhmen e ekonomisë së Kosovës dhe flet për mungesën e përgjegjësisë dhe si rezultat Kosova rrezikon të bie në inflacion të shkallës së gjerë në vitin e ardhshëm”, tha Dreshaj.

Në total, buxheti prej 2.75 miliardë eurosh për vitin 2022 i miratuar nga Qeveria vitin e kaluar, parashihte afro 705 milionë euro për projekte kapitale. Sipas të dhënave të Institutit “GAP”, nga projektet e planifikuara në nivelin qendror janë realizuar vetëm 9% e tyre, derisa në nivelin lokal vetëm 19%. Inflacioni është shkaktuar si pasojë e krizës globale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?