Korrupsioni e tarifat pengojnë rritjen e tregtisë Shqipëri-Kosovë

Korrupsioni e tarifat pengojnë rritjen e tregtisë Shqipëri-Kosovë

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Kosovën ka ardhur në rritje vit pas viti.  Nga 30 milionë euro që ishte shkëmbimi tregtar në vitin 2005, sot ka arritur në 430 milionë euro. Pavarësisht këtyre shifrave, Shqipëria mbetet e treta në rajon sa u takon shkëmbimeve tregtare me Kosovën. Në vend të parë është Serbia dhe më […]

Pavarësisht këtyre shifrave, Shqipëria mbetet e treta në rajon sa u takon shkëmbimeve tregtare me Kosovën. Në vend të parë është Serbia dhe më pas Maqedonia e Veriut.

Komuniteti i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se potenciali i pashfrytëzuar mes dy vendeve është të paktën dy herë më i lartë. Por, çfarë e pengon këtë potencial?

Studime nga Instituti GAP, Instituti Riinvest, si dhe nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare identifikojnë disa faktorë.

Së pari, dy ekonomitë shfaqin dobësi strukturore. Një nga problemet kryesore është përqëndrimi shumë i madh i tregtisë, ku vetëm 4 grup-produkte zënë mbi 80 për qind të fluksit tregtar.

Korrupsioni, informaliteti, niveli i ulët i arsimimit dhe zhvillimit industrial në të dyja vendet janë faktorët e tjerë pengues.

Arsye të tjera janë kostot e larta të transportit, të rënduara edhe nga tarifat rrugore, praktikat e zhdoganimeve, kohëzgjatja dhe inspektimet e shpeshta e të tepruara; tarifat e larta të skanimit 22 euro në Durrës, tarifa parkimi, peshimi dhe akciza diskriminuese për disa nga produktet.

Një pjesë e këtyre pengesave hiqen nëse vihen në zbatim praktik marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive. Në të njëjtat studime rezulton se më pak se gjysma e objektivave të vendosura nga dy qeveritë janë realizuar në fushën e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, 36 për qind e tyre janë realizuar pjesërisht, 9 për qind nuk janë realizuar fare dhe për tre objektiva nuk jepet informacion. /Euronews Albania

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?