Koci për vizat: Qytetarë përgatituni për hajgaren e radhës, rrencat e BE-së nuk kanë kredibilitet

Avokati, Arianit Koci thotë se qytetarët duhet të përgatiten për çështjen e liberalizimit të vizave, që do të diskutohet sot. Përmes një shkrimi në “Facebook”, Koci thotë se sot BE-ja do ta fyej dhe do të bëjë përsëri shaka me Kosovën. “Rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën”, […]
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Koci thotë se sot BE-ja do ta fyej dhe do të bëjë përsëri shaka me Kosovën.
“Rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën”, shkruan Koci.
Shkrimi i plotë:
Përgatituni sot, për fyerjen dhe hajgarën e rradhës me neve kosovarëve, nga ana e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave.
Grupi punues për liberalizimin e vizave i Këshillit të BE-së, sot e mbanë mbledhjen e dytë.
Diskriminimi i Kosovës po zgjatë së paku 10 vite, koha kur ju kanë liberalizuar vizat të gjithë fqinjëve tanë.
Tash, sot mbetet që ky grup punues, ta gjejë një formulim kreativ morbid dhe poshterues, me të cilin na japin shpresa që me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, në fund të vitit të ardhshëm, vizat do të liberalizohen.
Por, do ta lënë një vegëz me të cilën mund të vazhdoj avazi i vjetër – fyerja, poshtërimi dhe diskriminimi, edhe pasi eventualisht të funksionalizohet ETIAS.
Në anën tjetër, edhe hyrja në fuqi e ETIAS, është shtyre së paku dy herë.
Rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën.












