Kica-Xhelili për vrasjen e gruas: Qeveria të mos flas për të sepse e ka lënduar sistemin e drejtësisë me uljen e pagave

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të gjyqëtarëve dhe prokurorëve. Kica Xhelili në reagimin e saj thotë se Qeveria i ka ulur pagën gjyqtarëve që dënuan Zoran Vukotiqin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, atyre që po ndjekin rastin e Marigona Osmanit, rastin e 11-vjeçares […]
Kica Xhelili në reagimin e saj thotë se Qeveria i ka ulur pagën gjyqtarëve që dënuan Zoran Vukotiqin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, atyre që po ndjekin rastin e Marigona Osmanit, rastin e 11-vjeçares së dhunuar dhe rastin Brezovica.
Tutje ajo thotë se Qeverisë nuk i takon të flasë për gruan e sotme në Prishtinë sepse sapo e lëndoi sistemin.
“Sapo i tha secilit gjyqtar e prokuror të guximshëm që vë jetën e familjen në rrezik se duhet të punoj pa dinjitet” shkruan Kica-Xhelili.












