KFOR: Të shmanget çdo veprim që përkeqëson situatën

KFOR: Të shmanget çdo veprim që përkeqëson situatën

Pak para se të nisë vendimi i Qeverisë së Kosovës për gjobitja e qytetarëve që përdorin targa ilegale të lëshuara nga Serbia, është deklaruar edhe komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përkeqësim të situatës. Gjenerali […]

Gjenerali i KFOR-it në orët e mbrëmjes është takuar me ministrin kosovar të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, dhe tensionet për rezultatin e bisedimeve për çështjen e targave.

Me këtë rast komandanti i paqeruajtësve ndërkombëtarë u bëri thirrje palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të marrin pjesë aktive në ruajtjen e sigurisë. Sipas një komunikate për medie Ristuccia ka thënë se “është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri, pas tensioneve në gusht”.

Gjeneralmajor Ristuccia tha se do të mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, duke përfshirë komandantin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave të sigurisë së Kosovës si dhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“KFOR-i mbetet vigjilent dhe vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, me të gjitha kapacitetet e tij në dispozicion, për një mjedis të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Qëllimi i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO është paqja dhe siguria në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it

Po ashtu KFOR-i luan një rol jetik në ofrimin e sigurisë që bën të mundur dialogun. Derisa komandanti i KFOR-it u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet apo retorika të njëanshme dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të situatës. /Periksopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?