“Kështu deshti Vuçiqi”: Si po luan VV-ja me këtë kartë që në rast zgjedhjesh të korr sa më shumë vota

“Kështu deshti Vuçiqi”: Si po luan VV-ja me këtë kartë që në rast zgjedhjesh të korr sa më shumë vota

Situata në veri, ka prodhuar shumë pyetje e dilema. Përveç asaj se si do të zgjidhet ky problem tash, një pyetje që endet gjithandej është edhe ajo se a do të mund të kemi zgjedhje të reja në vend. Kryeministri Albin Kurti, ironizoi më këtë pyetje të gazetarëve dy ditë më parë, duke thënë se […]

Me situatën e krijuar së fundmi në veriun e vendit, pyetja që është ngritur shpesh në opinion publik është ajo se a do të mund të kemi zgjedhje të reja.

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e para dy ditësh – lidhur me situatën në veri – u pyet nga gazetarët, por ai ironizoi se zgjedhjet janë mbajtur edhe në nivel nacional, edhe në nivel lokal e edhe atë partiak (VV).

“Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionale edhe lokale në vitin e kaluar, sivjet janë mbajtë zgjedhjet në Lëvizjen Vetëvendosje. Është mbajtë edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, s’ka zgjedhje më”, deklaroi Kurti në këtë konferencë.

Po atë ditë, një orë para Kurtit, para mediave – si rrallëherë – doli edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt atë ditë.

Z.Konjufca u pyet lidhur me mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja.

Përgjigja e tij është se ‘nuk do të dëshironte që Kosova të shkonte në zgjedhje, sa herë që Vuçiqi dëshiron një gjë të tillë”.

“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron. Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e pa tolerueshme, tha Konjufca.

Një përgjigje të ngjashëm, jep edhe deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, por ai shkon përtej duke parashikuar një rezultat edhe më të madh të Vetëvendosjes nëse vendi do të shkonte në zgjedhje.

60 për qind ia jep fitoren partisë së tij, deputeti i njohur si ‘Mefi’.

“Vendi nuk shkon në zgjedhje sepse nuk e kanë fuqinë dhe mundësinë. Nëse Vuçiqi e ka atë fuqi ta çojë Kosovën në zgjedhje, vaj halli për ne. Nëse Vuçiqi e ka atë fuqi ta dërgojë Kosovën në zgjedhje, është mirë të mos tregojë se sa do të jetë përqindja që do ta fitojë Lëvizja Vetëvendosje, do të shkonte afër 60 për qind”, ka thënë ai mbrëmë në KTV. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme