Kërkohet punësime aty ku mungon stafi shëndetësorë

Kërkohet punësime aty ku mungon stafi shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka hapur 400 vende të reja punë për staf shëndetësor. Ekspertët shëndetësorë thonë se është e rëndësishme që punësimet të bëhen në ata sektorë ku ka mungesë stafi. Qeveria e Kosovës ka  ndarë buxhet për  punësimin e profesionistëve të rinj shëndetësorë.  Për kujdesin parësor shëndetësor janë aprovuar 300 pozita të reja, ndërsa […]

Qeveria e Kosovës ka  ndarë buxhet për  punësimin e profesionistëve të rinj shëndetësorë.  Për kujdesin parësor shëndetësor janë aprovuar 300 pozita të reja, ndërsa për kujdesin dytësor dhe tretësor  janë aprovuar 100 pozita për kategoritë me prioritet.

Profesori i Fakultetit të  Mjekësisë, Ilir Tolaj, nuk duket shumë optimist për këto punësime. Ai shpreson që këto të mos bëhen për përfitime politike.

“Nga praktika e viteve të kaluara, çdo qeveri që vjen e shfrytëzon  punësimin e pakontrolluar të punëtorëve të rinj shëndetësorë në sektor të llojllojshëm varësisht prej interesave te tyre për të fituar poenë politikë. Nëse ky punësim e ka këtë qëllim, atëherë nuk do të arrihet asnjë efekt  pozitiv në kuptim të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve shëndetësore”, tha Tolaj.

Diana Metushi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, problemin nuk e sheh vetëm te krijimi i vendeve të punës në sektorin e shëndetësisë. Ajo thotë se është shumë i rëndësishme edhe  krijimi i kushteve  të punës për mjekët.

“Për kënd do të hapën ato 400 vende pune kur neve po na ikin mjekët prej vendeve të punës ekzistuese. Në vazhdimësi ndahen fonde, premtohen vende pune e që është në rregull, sepse Kosova ka nevojë. Megjithatë problemi është t’i mbajmë njëherë mjekët që i kemi, të krijojmë kushte të mira punë për ta e pastaj të hapim vende të reja të punës”, deklaroi Metushi.

Ndërsa nga Federata e Mjekëve të Kosovës, Tevide Imeri, thotë se në mjekësinë primare kërkesat për punësim janë shumë më të mëdha, e sidomos për infermier. Por kërkesa të menjëhershme për punësime ka edhe për anesteziologji, kardiokirurgjia e fëmijëve, kirurgjia pediatrie, shërbimet për nënën dhe fëmijën, shërbimet për sëmundje malinje etj. /rtk

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?