Katër senatorë amerikanë shprehen të zhgënjyer që nuk pati marrëveshje për targat

Senatorja e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen është shprehur e zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të automjeteve. Një gjë të tillë e tha vet Senatorjua Shaheen gjersa shpërndau një deklaratë të përbashkët të saj me senatorët Ron Johnson, Thom Tillis e […]
Një gjë të tillë e tha vet Senatorjua Shaheen gjersa shpërndau një deklaratë të përbashkët të saj me senatorët Ron Johnson, Thom Tillis e Chris Van Hollen.
“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike përpara ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur çështjen e lëshimit të targave të lëshuara nga Kosova në entitetet serbe të Kosovës. Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe destabilitetit në rajon, i cili vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatorëve.
Krahas kësaj, gjersa ka shprehur mirënjohjet e saj për trupat e KFOR-it, ajo ka inkurajuar kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin Vuçiq.
“Ne mbështesim përpjekjet e Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore për këtë me presidentin Vuçiq. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për trupat tona të KFOR-it që luajtën një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në rajon”, thuhet tutje në deklaratë.
Disappointed Kosovo & Serbia could not come to agreement concerning the longstanding disagreement over car license plates. The impasse puts hard-won peace at risk. We support the EU’s efforts to broker a peaceful resolution. My statement w/ Sens. Johnson, Tillis & Van Hollen: pic.twitter.com/ns2T5zeQTM
— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) November 21, 2022












