Kalojnë një orë nga marrëveshja në Bruksel, ende asnjë reagim nga Kurti

Fiks një orë më parë është arritur marrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, shkruan Periskopi. Lajmin e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, i cili falenderoi kryenegociatorët e dy vendeve që rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht […]
Lajmin e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, i cili falenderoi kryenegociatorët e dy vendeve që rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur”, shtoi tutje Borrell.
Reagimet pati nga Presidentja Osmani, zv.kryeministri Bislimi, Miroslav Lajçak e shumë të tjerë, por jo edhe nga kryeministri Kurti.
Kujtojmë se dje u keqësuan raportet e Kurtit me Borrellin pas takimit që patën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku të njëjtit nuk arritën asnjë rezultat pozitiv.
Borrelli akuzoi Kurtin për mospranimin e marrëveshjes, në anën tjetër Kurti kritikonte Borrellon për “ndryshim të marrëveshjes”. /Periskopi/












