Johnson: Gjermania dëshironte përfundim të shpejtë të luftës, Franca refuzonte paralajmërimet

Boris Johnson ka pretenduar se Gjermania dëshironte që lufta të përfundonte shpejt, edhe sikur Ukraina të duhej të dorëzohej, dhe se Franca ishte refuzuese ndaj paralajmërimeve. Ish-kryeministri britanik tha se vende të ndryshme evropiane kishin pikëpamje të ndryshme ndaj luftës në Ukrainë, me Gjermaninë që pretendohet të ketë preferuar një humbje të shpejtë të Ukrainës […]
Ish-kryeministri britanik tha se vende të ndryshme evropiane kishin pikëpamje të ndryshme ndaj luftës në Ukrainë, me Gjermaninë që pretendohet të ketë preferuar një humbje të shpejtë të Ukrainës para një konflikti të gjatë.
Në komentet që priten të nxisin debate në mesin e liderëve evropianë, Johnson për CNN portugez tha: “Kjo gjë ishte një shok i madh… ne mund ta vërenim zhvendosjen e grupeve luftarake taktike, por shtete të ndryshme kishin pikëpamje krejtësisht të ndryshme”, tha ai, përcjell Periskopi.
“Pikëpamja gjermane ishte se edhe sikur të ndodhte lufta, e cila do të ishte shkatërrimtare, atëherë do të ishte më mirë që ajo të përfundonte shpejtë, dhe që Ukraina të dorëzohej”, shtoi ai.
Johnson tha se të gjitha “këto dukeshin arsye ekonomike” për këtë qasje, por që ai “nuk mund t’i mbështeste” këto.
Ai gjithashtu bëri komente në lidhje me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka udhëhequr përpjekjen evropiane për ta zbrapsur Vladimir Putinin nëpërmjet bisedimeve diplomatike.
“Mos keni dyshime që Franca ishte refuzuese ndaj paralajmërimeve deri në momentin e fundit”, tha Johnson.
Ish-kryeministri, që është parë si një aleat i afërt i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se kombet e Bashkimit Evropian më vonë u rreshtuan prapa Kievit. /Periskopi/












