Jogjallëri e pa iniciativa të rrëzimit të Qeverisë – Flasin për Periskopin nga opozita

Jogjallëri e pa iniciativa të rrëzimit të Qeverisë – Flasin për Periskopin nga opozita

Përgjatë krejt vitit, kemi dëgjuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për mënyrën e qeverisjes. Kryesisht këto kritika kanë ardhë nga opozita, të cilën e përbëjnë PDK, LDK e AAK. Nga ta është përmendur shpesh rrëzimi i Qeverisë aktuale, por iniciativa për diçka të tillë nuk pati. Është ish kryeministri Isa Mustafa që mendon se nuk ka […]

‘’Do të doja të shihja një opozitë më të gjallë, me synim ta rrëzojë Kurtin’’, është ky mesazhi që dha ish kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

‘’E kam thënë edhe më parë, do të kisha pasur dëshirë të shihja një opozitë e cila është është konkrete, e cila është shumë më dinamike, më e gjallë dhe e cila nuk pret që Albin Kurti do të rrëzohet vetë apo do ta rrëzojë vetveten. Çdo opozitë duhet të synojë të rrëzojë qeverinë. Opozita ekziston në mënyrë që të kundërshtojë dhe të rrëzojë kundërshtarin.’’, tha Mustafa.

Mirëpo deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa nuk mendon kështu. Ai në një prononcim për Periskopin ka deklaruar se si parti por edhe opozitë kanë qenë mjaft të mirë në gjitha aspektet.

‘’Opozita ka qenë në nivel bashkë me detyrat që dalin prej opozitës. Përveç që ka pasë opsione, ka pasë alternativa, interpelanca, debate parlamentare, propozime, Ligje të reja, ndërkohë pa opozitën s’kanë mujtë me kalu asnjë marrëveshje ndërkombëtare . Megjithatë, konsideroj se ende ka vend për punë më të madhe. Qeveria ka pasë një sjellje arrogante bazuar në numrat e vet dhe kjo mendoj ishte një performancë e keqe për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse krahasojmë pozitën me opozitën, pozita ka qenë shumë më e dobët se sa opozita dhe konsideroj se një opozitë e fortë duhet ta bëjë një pozitë më të fortë. Ka pasë mungesë transparence, dhe jo ndonjë qasje se çka po ndodh në Kuvend’’, tha ai.

Tutje Beqa thekson se Qeveria Kurti po shkon drejt vetrrëzimit, pa pasë nevojë që opozita të japë një shtyrje të tillë.

‘’Qeveria nëse vazhdon me këtë tempo të punës dhe me mungesë të vizionit brenda e jashtë, në raport me ndërkombëtarët e zhvillimin ekonomik, këtë situatë që ka kriju të një pasigurie, me sjellje arrogante, unë mendoj se Qeveria në vitin e ardhshëm do shkojë në drejtimin e rrëzimit të vetvetes.’’, tha Beqa.

Ndërsa deputetja e AAK’së, Albana Bytyqi ka theksuar për Periskopin se partia e saj është më e zēshmja në opozitë.

“Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, jemi duke e bërë cdo ditë opozitën, me reagimet tona, me qëndrimet tona, në punët e Qeverisë, kur ato janë duke u bërë keq dhe jo në drejtim të duhur. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në asnjë moment nuk ka qëndruar e heshtur përball çdo vendimi që është marrë dhe nuk ka qenë në të mirën e popullit tonë”.

“Besoj se jemi më të zëshmit si opozitë dhe assesi nuk kemi për t’u ndalë sa herë që shpërfillenn kërkesat e qytetarëve dhe sa herë që dëmtohen interesat e vendit.”, shtoi Bytyqi.

Periskopi ka kontaktuar edhe disa deputetë nga LDK për këtë temë, por kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkohë që kur jemi te mocioni i mosbesimit, deputetja e LDK’së, që deri para pak kohësh ishte në Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili ka deklaruar se   se nuk ka votë për rrëzimin e Qeverisë, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

“Nëse unë nesër shkoj në seancë plenare dhe më kërkohet kjo, unë nuk kam votë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Unë nuk shoh arsyeje për mocion mosbesimi. por unë kam pasur komunikim me z. Abdixhiku edhe për këtë çështje. Me duhet te theksoj, sepse ka qenë ndër pyetjet e mija fillestare, a do të këtë pritshmëri të tillë sepse nuk jam e gatshme”, ka thënë ajo gjatë një intervistë së fundmi në Rubikon.

Ndërsa kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj  kishte deklaruar se partitë e  opozitës duhet të punojnë edhe me deputetët e shumicës për të ia hequr besimin qeverisë.

“Një mënyrë e duhur është me punu edhe me deputetë të pozitës. Nuk ka rëndësi se në cilën parti ata shkojnë, por e rëndësishme është se çdo deputet që ndien se shumica të cilës i takon është duke i bërë dëm vendit, me ia ndalë përkrahjen asaj shumice”, ka deklaruar ai./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?