Jep dorëheqje zëvendësministri Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra. Gazeta Metro mëson se Pupovci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, derisa arsyet e dorëheqjes thuhet se janë për shkaqe shëndetësore. “Pupovci ka dorëzuar dorëheqjen nga MASHT, me arsye shëndetësore”, ka thënë një burim brenda MASHT. Dorëheqja e tij ende nuk është komentuar […]
Gazeta Metro mëson se Pupovci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, derisa arsyet e dorëheqjes thuhet se janë për shkaqe shëndetësore.
“Pupovci ka dorëzuar dorëheqjen nga MASHT, me arsye shëndetësore”, ka thënë një burim brenda MASHT.
Dorëheqja e tij ende nuk është komentuar as nga vetë Pupovci por as nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Pupovci u emërua zëvendësministër i Arsimit në prill të vitit 2021. Ai njihet si njëri ndër ekspertët më të mirë të arsimit.












