Jamie Shea: Dialogu të përfundojë me njohje dhe të formohet Asociacioni

Jamie Shea: Dialogu të përfundojë me njohje dhe të formohet Asociacioni

Ishte një zë shprese për të gjithë shqiptarët. Jamie Shea, gjatë vitit 1999 mbante pozitën e zëdhënësit të NATO-s. Ai tregonte në detaje për krimet që po i kryente regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. Shea, ishte i bindur se vetëm përmes një intervenimi ushtarak do të dorëzohej “Kasapi i Ballkanit”. Eksperti i çështjeve ushtarake […]

Ai tregonte në detaje për krimet që po i kryente regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Shea, ishte i bindur se vetëm përmes një intervenimi ushtarak do të dorëzohej “Kasapi i Ballkanit”.

Eksperti i çështjeve ushtarake edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i ndjek me interes të madh zhvillimet politike në Kosovë.

Ai i ka sugjeruar Kryeministrit Albin Kurti, që t’i dëgjojë miqtë ndërkombëtar dhe ta shtyjë vendimin për targa për shkak të situatës se tensionuar.

“Të gjithë pajtohemi në atë pikë se çdo shtet e ka të drejtën të vendos për targat e makinave. Këtë po e thotë edhe komuniteti ndërkombëtar. Por, mendoj se në këto momente Kryeministri Kurti do të vepronte mençur nëse e shtyn vendimin për targat për 10 muaj. Do të ishte mirë që brenda kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës të bëj një fushatë informuese për qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës”, u shpreh ai Tëvë1.

Ish-zëdhënësi i NATO-s, thotë se nuk do të ketë luftë në Kosovë, pavarësisht që disa nga politikanë përdorin retorikë nxitëse për konflikt.

Sipas tij, asnjëherë nuk do të ketë kthim mbrapa në vitin 1999.

“Është e vërtetë që ka tensione, por nuk do të ketë luftë në Kosovë. Aty janë mbi 6.000 trupa te KFOR-it, dhe Serbia e di mirë se çdo akt agresioni ndaj Kosovës do të kishte pasoja për të. Natyrisht që komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejoj një kthim mbrapa në vitin 1999. Politikanët mund të flasin gjëra të ndryshme, por situata nuk do të shkojë deri në atë pikë sa të ketë një konflikt të armatosur”, deklaroi ai.

Shea, thotë se ka ardhur koha që Kosova ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia ta njoh de fakto dhe de jure pavarësinë e Kosovës, e jo në mënyrë të pjesshme.

Ai shprehet i bindur se ky asociacion nuk do ta rrezikojë sovranitetin e Kosovës.

“Shpresoj që sa më shpejtë Kosova të filloj me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse marrëveshjet e nënshkruara duhet të respektohen. Duhet ta kuptoni mirë që asociacioni nuk e rrezikon sovranitetin e Kosovës, ka shumë modele të tilla në vendet evropiane dhe askund nuk rrezikohet sovraniteti. Por, në anën tjetër edhe Serbia duhet ta kuptoj se ka ardhur koha për kompromise. Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, jo pjesërisht njohje, por njohje de fakto dhe de jure e pavarësisë së Kosovës”, shtoi ai.

Jamie Shea thotë se edhe për Serbinë ka ardhur koha që të përcaktohet nëse do të rreshtohet me shtetet demokratike ose me regjimet autoritare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?