Ish-kryetari i Mitrovicës: Situata është e tensionuar në veri

Ish-kryetari i Mitrovicës: Situata është e tensionuar në veri

Kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në hyrjen në fuqi të fazës së dytë të vendimit për targat. Kjo fazë parasheh gjoba prej 150 eurosh për ata që lëvizin me targa ilegale në territorin e Republikës së Kosovës. Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë, zyrtarët serb nisën dorëheqjet nga institucionet e Kosovës. Njohësit e sigurisë […]

Kjo fazë parasheh gjoba prej 150 eurosh për ata që lëvizin me targa ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë, zyrtarët serb nisën dorëheqjet nga institucionet e Kosovës.

Njohësit e sigurisë në vend alarmojnë për një eskalim të mundshëm të situatës me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të vendimit të Qeverisë.

E për situatën që është krijuar në Mitrovicën e Veriut, për  FrontOnline, ka folur ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Avni Kastrati.

Ai tha se situata është e tensionuar dhe se nuk pret që vendimi do të zbatohet nga data 21, pasi që siç tha ai Kurti do ta ndërron vendimin.

“Situata është mjaftë e tensionuar. Mendoj se Qeveria nuk është dashur të veproj kështu siç ka vepruar, është dashtë me ndëgju propozimin gjegjësisht rekomandimin e ShBA-së, edhe jam shumë i sigurt se për datën 21 qysh është planifikuar nuk do të vjen deri të zbatimi i gjobave kjo serish mendoj se Qeveria ka me ndërruar vendimin pjesërisht”, u shpreh Kastrati.

Por në rast se Qeveria nuk e ndërron vendimin, zbatimin e tij Kastrati e sheh si të pamundur.

Sipas tij, kur nuk paguhet rryma nuk do të paguhen as gjobat.

“Edhe nëse do të fillon të zbatohet  vendimin teknikisht nuk ka qysh, ata që dojnë më mendu më mirë duhet me ditë se kur shqipërohen gjobat duhet me u pagu, nëse rryma nuk paguhet atëherë ku do të paguhet gjoba, kjo është një lojë fjalësh që po mendohet Qeveria me realizu diçka ose më mirë me thënë me tentu me realizu diçka po nuk ka me mujt me realizu”,  deklaroi ish-kryetari i Mitrovicës.

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, nga radhët e PDK-së, tha se Serbia gjatë kësaj kohe do të tentoj ta destabilizojë situatën.

“Sigurisht që Serbia nëpërmjet sateliteve të vet që i ka në Mitrovicën veriore do të tenton të bëjë çrregullime”, tha Kastrati.

Por që kjo të mos ndodh ai tha se Qeveria duhet që ta modifikoj vendimin me propozimet e SHBA-së dhe BE-së.

“Unë mendoj se Qeveria jonë duhet me ndrru qëndrimin dhe me zbatu vendimin e ShBA-së dhe të BE-së, që të mos vjen deri të gjobitja, por thjesht vendimi që e ka marrë Qeveria ta modifikoj në vendim që ndërrimi i targave të bëhet pas 10 muajve ashtu siç është rekomanduar nga ShBA”, u shpreh ai.

Qeveria e Kosovës, ka nisur zbatimin e vendimit për targat me 1 nëntor.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?