Ish-këshilltari i Thaçit e quan “Skandal Special” fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Petrit Selimi, e ka quajtur skandal special fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se avokati i njohur që është pjesë e kabinetit të Kadri Veselit Ben Emmerson ka vënë në pah pikën e një dëshmitari ku ka dëshmuar se kanë fabrikuar prova kundër lidërëve të […]
Ai ka thënë se avokati i njohur që është pjesë e kabinetit të Kadri Veselit Ben Emmerson ka vënë në pah pikën e një dëshmitari ku ka dëshmuar se kanë fabrikuar prova kundër lidërëve të Kosovës.
Më tej Selimi ka thënë se njerëzit janë ulur në paraburgim për vite me radhë.
“Një skandal i veçantë. Jurist i njohur@BenEmmerson1në@Gjykatën Speciale vë në pah pikën tek dëshmitari i cili ka dëshmuar se ka fabrikuar prova kundër liderëve të paditur kosovarë + ishte në kontakt me policinë sekrete serbe. Njerëzit janë ulur në paraburgim pa gjyq për vite me radhë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.
A special scandal. Renowned lawyer @BenEmmerson1 at @SpecialChambers points at witness who has testified to have been fabricating evidence against indicted Kosovan leaders + was in contact with Serbian secret police. Folks have been sitting in detention w/out trial for years now pic.twitter.com/MB9sluN5PZ
— Petrit Selimi (@Petrit) November 24, 2022












