Ish-kandidati i VV-së për deputet: Kurrë nuk kam besuar se Kurti ka aq frikë me dal në debat me gazetarët

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, mjeku Liri Loshi, ka theksuar se kurrë nuk e ka besuar se Kryeministri, Albin Kurti, ka aq frikë me dal në debat me gazetarët. “Kur e kishte ngusht Hashim Thaçi e qitke në media herë Hajrerdin Kuqin e e herë Enver Hoxhajn me na ba mjegull para syve. Albin […]

“Kur e kishte ngusht Hashim Thaçi e qitke në media herë Hajrerdin Kuqin e e herë Enver Hoxhajn me na ba mjegull para syve. Albin Kurti po e qet herë Besnik Bislimin e herë Armend Mujën!Kurrë s’kam besuar se Albin Kurti ka aq frikë me dalë n’debat para gazetarëve!Thjesht, kam menduar se Kurti asht njeri i ditur, transparent dhe i guximshëm. Për fat të keq, nëse bëjmë krahasime, çdo kryeministër tjetër ka qenë më transparent se Albin Kurti”, shkroi Loshi në Facebook.

Ai më tutje shtoi se si njeri “që është marrë bukur gjatë dhe seriozisht me informimin, është shumë i befasuar nga ky qendrim i Kryeministrit.

“Si shpjegohet fakti se qeveria transmeton live mbledhjet e veta, që nuk është diçka e domosdoshme, kurse nuk është e hapur për mediat, që është një gjë e domosdoshme?!Përderisa Edi Rama pothuaj se nuk injoron asnjë ftesë të mediave (televizioneve) për debat, Albin Kurti nuk denjon të marrë pjesë as edhe në një debat të vetëm, edhe pse televizionet kryesore në vend janë proqeveritare, si për shembull, RTK-ja, TV Dukagjini, KTV etj?Një kryemnistër nuk bën t’i injorojë mediat e shtetit që drejton.Mosrespekti ndaj mediave është mosrespekt ndaj qytetarëve.Unë këtë mbyllje të Albin Kurtit për publikun, thjesht, nuk e kuptoj”, shkroi Loshi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?