Ish-ambasadori serb: Amerika nuk po e lë BE-në të ketë ndikim kyç në Kosovë

Ish-ambasadori serb: Amerika nuk po e lë BE-në të ketë ndikim kyç në Kosovë

Ish-ambasadori i Serbisë në Këshillin e Europës, Zoran Milivojeviq, sheh një rivalitet mes ndërkombëtarëve me planin franko-gjerman. Ai thotë se ka një synim të Berlinit për ta marrë në dorë zgjidhjen e këtij problemi, por sipas tij është e qartë se SHBA-ja nuk do ta lejojë këtë. Diplomati veteran serb tha se takimi i dështuar mes kryeministrit […]

Diplomati veteran serb tha se takimi i dështuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel ka treguar definitivisht se BE-ja s’mund ta udhëheq atë proces. Ai tha për mediumin radikal serb, “Politika” se Kosova kontrollohet nga SHBA-ja, duke theksuar faktin se Kurti e pranoi kërkesën e amerikanëve për ta shtyrë për 48 orë gjobitjen e shoferëve që mbajnë targa të lëshuara nga Serbia në automjetet e tyre, përcjell Gazeta Express.

“Amerika edhe një herë ka treguar se kontrollon Prishtinën, se ka ndikim vendimtar në Kosovë dhe se rezervon të drejtën të jetë arbitri përfundimtar”, thotë Milivojeviq, duke theksuar se “një lloj rivaliteti me planin Macron-Scholz është në horizont”.

“…Synimi i Berlinit, mbi të gjitha, është për ta marrë plotësisht në duar problemin. Është e qartë se Amerika nuk do ta lërë. Përveç kësaj, BE-ja flet për ndërmjetësim dhe i përmbahet mandatit të Brukselit, ndërsa SHBA-ja ruan mandatin për të ndërhyrë kur Europa nuk ia del”, vlerëson Milivojeviq.

Sipas tij, historia e viteve ’90 “po përsëritet”.

“SHBA-të duan të tregojnë se aty ku Europa ka interes, Amerika vendos patjetër dhe kështu konfirmon dominimin e saj mbi Europë”. Dhe kjo nuk është vetëm kur bëhet fjalë për rajonin, por edhe për gjërat kyçe që janë të rëndësishme për Europën”, thotë Milivojeviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?