IKShPK me njoftim për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

IKShPK me njoftim për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një njoftim në lidhje me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e vërshuara. Në njoftim thuhet se pothuajse në të gjitha njësitë e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe sipas tyre, gjendja dukshëm është përmirësuar pas […]

Në njoftim thuhet se pothuajse në të gjitha njësitë e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe sipas tyre, gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut.

“Aktualisht, pothuajse në të gjitha njësitë e KRU-ve vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara dhe rrjedhimisht ka stabilizim të situatës me furnizim dhe cilësi të ujit për pije. Vlera e turbullirës është rikthyer në vlera parametrike brenda standardeve të parapara me UA 10/2022 për cilësi të ujit për konsum human”.

“Funksionalizimi në Impiantet e Trajtimit të ujit për pije (ITU) është rikthyer në kapacitet të plotë. Të gjitha mostrat e grumbulluara gjatë ditës së sotme i përgjigjen standardeve të parapara për ujin e pijshëm. Klori rezidual në ITU sillet nga 0.5-0.7 mg/L, derisa në rrjetin shpërndarës 0.1-0.3 mg/L”, thuhet në njoftim.

IKShPK ka treguar edhe zonat në të cilat akoma janë vlerat e shtuara të turbullirës:

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimi në Radavc (7.8 NTU ), burimi / Istog (10 NTU ),  burimi Janinë/Klinë (15.3 NTU ), burimi Shkozë/Junik (8.9 NTU).

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi Gërqinë (2.6 NTU).

KRU “Hidroregjioni Jugor”- Rajoni i Prizrenit: burimi / Malishevë (9.8 NTU).

KRU “Hidromorava”- Rajoni i Gjilanit: burimi Novobërdës (<10 NTU).

Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.

Rekomandohen qytetarët që furnizohen nga këto sisteme, që uji para përdorimit të vlohet.

Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.

Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të  deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.

Shpresojmë se në ditët në vazhdim vlerat e turbullirës edhe në burimet e lartë cekura do të ulen deri në vlerat e parapara (1 NTU) dhe stabilizim të furnizimit me ujë cilësor në tërë vendin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?