Ibrahimi: Po i kthejmë aleatët kundër nesh

Nuk pati marrëveshje me Kosovës dhe Serbisë për targat. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk u dakorduan në Bruksel rreth targave ilegale. Për këto zhvillime foli edhe opinionisti Ilir Ibrahimi. Ibrahimi tha në Klan Kosova se me veprimet e tilla po i kthejmë aleatët kundër nesh. Ai theksoi se […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk u dakorduan në Bruksel rreth targave ilegale.
Për këto zhvillime foli edhe opinionisti Ilir Ibrahimi.
Ibrahimi tha në Klan Kosova se me veprimet e tilla po i kthejmë aleatët kundër nesh.
Ai theksoi se për zhvillimet e sotme në kryeqendren evropiane do të ketë reagime edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë.
“Ne kemi filluar që të shohim deklaratat e liderëve botërorë , të cilët fajin e lënë tek Kosova dhe unë do ta pyesja vetën se si kemi arritur që ta kthejmë të gjithë botën kundër neve dhe t’i themi vetës dinjitoz, këtë nuk po e kuptoj”, tha Ibrahimi.
“Me çfarë mund të krenohemi? Kur e patëm ambasadorin anglez, e patëm zotërin Borrell dhe do të kemi edhe reagime të tjera. Kemi pasur një heshtje të SHBA-së, e kemi pritur sepse e kemi injoruar totalisht”.
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për takimin midis kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq si dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell.
“Sipas deklaratës së z. Kurti, takimi i thirrur dhe dakordimi që ishte pritur të ndodhte në këto takime nuk ndodhi sepse siç po shihet Serbia nuk ishte e gatshme të pranojë një dakordim për atë propozimin e planit franko-gjerman por më pastaj që u tha që është edhe propozim i Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësve dhe si pasojë e kësaj pastaj doli që edhe deklarata e z. Borell edhe deklarata e Vuçiqit, në njëfarë forme nuk kishte dakordim paçka se u tentua që të trajtohet njëanshëm edhe epilogu i takimeve që u mundua që e gjitha të reduktohej krejt në çështjen e targave e që nuk është e drejtë”, ka thënë Dugolli.
Dugolli tha për vendimin për targa që përderisa nuk ka ndonjë vendim tjetër, atëherë do të zbatohet ai parapraku.
“E para, ai hashtag #mekryeministrin është një mbështetje e madhe që po vjen edhe nga qytetarët edhe nga aktivistë për shkak se ne jemi të vetëdijshëm se parimi kryesor duhet edhe po mbrohet nga kryeministri Kurti, po mbrohet sovraniteti, po mbrohet integriteti dhe të gjithë besojmë në përfaqësimin dinjitoz që po na e bën kryeministri Kurti karshi interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj”.












