“I thashë puna e mbarë”, Abazi tregon biseden me Kurtin pasi nuk e mori në ekipin qeverisës

“I thashë puna e mbarë”, Abazi tregon biseden me Kurtin pasi nuk e mori në ekipin qeverisës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili ishte zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë Kurti I, ka thënë se me Kurtin ishin pajtuar që edhe në qeverinë Kurti II të shkonin me ekipin e njëjtë. Megjithatë, në qeverinë Kurti II, Abazi u la anash dhe Kurti vendosi që zëvendëskryeministër ta bëjë Besnik Bislimin. Duke folur […]

Megjithatë, në qeverinë Kurti II, Abazi u la anash dhe Kurti vendosi që zëvendëskryeministër ta bëjë Besnik Bislimin.

Duke folur në T7, Abazi ka thënë se Kurti i kishte dhënë një arsyetim pse nuk do ta bënte pjesë të qeverisë së re.

“Arsyetimet kanë qenë të llojit që nuk ke marrë vota të mjaftueshme. Me ju thënë të drejtën, ju betohem, me shumë sinqeritet e kam marrë këtë arsyetim. Vetëm se i kam thënë që Besnik Bislimi nuk ka dalë fare, Artane Rizvanolli e Rozeta Hajdari s’kanë qenë kurrë pjesë e listës”, ka deklaruar Abazi.

Sipas deputetit, Kurti i kishte thënë se ai ishte ekipi me të cilin do të ecte përpara.

“Tha ky është ekipi që unë kam vendosë me ecë përpara. I thashë puna e mbarë. Unë e kam votu qeverinë, e presidenten”, ka thënë ai.

Për Abazin, e vërteta pse ai nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e qeverisë, është sepse ai nuk është “mjaftueshëm i majtë”.

“Tash vjen puna te i diskutimit te Rugova. Zgjedhjet e brendshme në VV kanë dëshmuar një gjë të vetme, që unë nuk jam mjaftueshëm i majtë në perceptimit të grupit që ka fitu. Ti mundesh me dhënë gjithçka prej vetes, ku si fazë e parë llogaritet mbushja e barkut me ushqim, pra eliminimin e varfërisë për të arritur te përcaktimi ideologjik. Konstatimi duket është bërë më herët si duket, që një njeri efektiv nuk mund të jetë pjesë e qeverisë, ose i majtë, ose brenda vijave të lojalitetit të qeverisë”, ka deklaruar Abazi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?