Hyseni: Kurti, Osmani dhe Vetëvendosje fajtorët kryesorë pse u zvarrit procesi i vizave

Hyseni: Kurti, Osmani dhe Vetëvendosje fajtorët kryesorë pse u zvarrit procesi i vizave

Ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, e ka quajtur lajm të mirë vendimin e sotëm për vizat. Hyseni tha se ky vendim ka ardhur me vonesë dhe është zvarritur padrejtësisht. Ai tha në një prononcim për Klankosova.tv se mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi u bë shkak që të zvarritej procesi i liberalizimit të vizave. […]

Hyseni tha se ky vendim ka ardhur me vonesë dhe është zvarritur padrejtësisht.

Ai tha në një prononcim për Klankosova.tv se mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi u bë shkak që të zvarritej procesi i liberalizimit të vizave.

Sipas tij, fajtorë kryesorë për këtë janë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje si dhe Vjosa Osmani.

“Është lajm i mirë vendimi i sotëm pë vizat. Ndonëse, me vonesë dhe padrejtësisht i zvarritur, sidomos që nga 2016, kur vet komisioneri evropian Avramopoulos, pas një takimi që kishte me mua si minister i Brendshëm në Bruksel, kishim deklaruar bashkërisht në një konferencë për shtyp se Kosova kishte plotësuar të gjitha kriteret dhe rrjedhimisht ishte dhënë rekomandimi që të merrej vendimi. Siç e dini, Kuvendi i Kosovës pastaj nuk e ratifikoi marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe kjo u gjet si arsye që Komisioni Evropian ta zvarriste krejt procesin. Për hir të së vërtetës, duhet thënë këtu se fajtorët kryesorë për dështimin e ratifikimit të demarkacionit ishin Albin Kurti dhe VV, Vjosa Osmani dhe një grup deputetësh tjerë nga partitë në Kuvend që i dhanë BE-së një alibi për zvarritje”, tha Hyseni.

Ish-kryediplomati i Kosovës theksoi se në këtë proces s’ka kthim mbrapa dhe mund të konsiderohet i përfunduar.

Ai konsideron se futja në përdorim e programit ETIAS është i padrejtë.

“Pas vendimit të sotëm nuk ka kthim mbrapa besoj dhe procedurat e mbetura do të rrjedhin natyrshëm”.

“Po, është i padrejtë! Nuk kishte ndonjë arsye racionale për lidhjen e filimit të udhëtimit me fillimin e zbatimit të ETIAS. Duhet të ju korrigjoj këtu! ETIAS nuk është futur vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet jasht Schengenit, e që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza!”.

“Po, besoj mund të konstatojmë përfundimisht se ky process ka përfunduar!”.

Skender Hyseni shtoi se jo gjithmonë vizat kanë qenë të lidhura me dialogun.

“Jo gjithmonë kjo çështje është lidhur me dialogun. Sidoqoftë zhvillimet e ditëve të fundit, janë indikatorë se në BE ka pas intenca të fuqishme që këto dy çështje të lidhen”, tha Hyseni.

Sot, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të Këshillit të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje.

Sipas dokumentit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?