Hoxhaj: Marrëveshja parandaloi dhunën në veri, tash Kurti të tregojë a do ta zhbëj vendimin për targat

Kështu tha Enver Hoxhaj, në intervistën me Ilir Mirenën, që realizon Periskopi dhe transmetohet në T7. ENVER HOXHAJ: Jam më se i sigurtË se marrëveshja për targa ka parandaluar eskalimin e situatës në veriun e vendit, që të jem më konkret ka parandalu që të mos derdhet gjak, që të mos ketë dhunë. Unë dhe […]
ENVER HOXHAJ: Jam më se i sigurtË se marrëveshja për targa ka parandaluar eskalimin e situatës në veriun e vendit, që të jem më konkret ka parandalu që të mos derdhet gjak, që të mos ketë dhunë.
Unë dhe PDK kemi qenë me SHBA që duhej të zgjatej afati
Zoti Kurti ka bërë përpjekje që t’i ik dialogut dhe planit franko gjerman dhe i ka përdorë targat si levë.
Çka ka ndodhë në katër pesë javët e fundit, është që marrëveshja është politikisht në rregull, por dami që është kriju në veri të vendit, cmimi që paguan vendi për damin atje, mendoj që është pyetja kryesore tash.
E them këtë për një arsye të mirëfilltë, zoti Kurti kur e ka marrë udhëheqjen e qeverisë, iu ka thënë edhe Borrellit dhe Lajcakut në Bruksel, se duhet të ketë një reset të dialogut, prandaj është insistu për marrëveshje për energji, cështja e targave sepse ka dashur ta ketë firmën e tij.
Kurti nuk ka konsistencë. Qëndrimi jonë si parti ka qenë mos u merr me marrëveshje teknike, mos bëj përpjekje për me rifillu dialogun, merru me marrëveshjen e madhe.
Prej kur e ka marrë Qeverinë Kurti II, qasja jonë ka qenë dialog për normalizim raportesh. Ky, duke pasë frikë, ka bërë përpjekje me ble kohë dhe në pikëpamjen time, mënyra se si i është qasë targave, ka qenë përpjekje për ta blloku apo për ta prishë dialogun Kosovë Serbi, derisa e ka pa se partnerët tonë kanë qasje shumë sterioze.
Hoxhaj: Dialogu me Serbinë nuk është qejf, është detyrim ndërkombëtar
ENVER HOXHAJ: Duke bërë përpjekje që ta zhbëj krejt dialogun, zhbëri një pjesë të jetës në veri të vendit.
Diaogu ka fillu me Rezolutën e OKB që ka mandantu BE dhe ka ftu Kosovën dhe Serbinë që të jenë pjesë e procesit. Dialogu nuk ka fillu pse dikush në Prishtinë apo Beograd ka pasë dëshirë, por është detyrim ndërkombëtar.
Ideja ka qenë që normalizimi të fillon me gjëra të vogla, të arrihen disa marrëveshje me konotacion teknik por që kanë qenë politike.
Kemi pasë marrëveshjen e famshme të IBM-së, marrëveshje për zhbërjen e strukturave ilegale në veri, përmes dialogut kemi zgjeru shtrirjen e sovranitetit në veri, pika kulminante ka qenë marrëveshja 2013 dhe marrëveshja për Asociacionin më 2017.
Në fillim, qasja ka qenë e duhur, cka nuk ka qenë e duhur ka qenë polarizimi i brendshëm, cka nuk ka mundë të ndodhë është që 2014-15-17, sa kemi qenë në koalicion me LDK, kam pa një kontekst të brendshëm dhe të jashtëm, ideal për arritjen e marrëveshjes.
Në atë kohë, shanset për marrëveshje kanë qenë më të mëdha.
Mendoj që nga bllokada e VLAN, pas një fitore e pastër e PDK-së, Kosova ka pushu së funksionuari nga një logjikë e rezonit shtetëror, jemi marrë me politikë të brendshme, pika kulmore ka qenë kur opozita e dhunshme, në Kuvend e jashtë Kuvendit, tematizoi gjëra që ishin më shumë shpikje imagjinare, si demarkacioni dhe Asociacioni për komuna serbe. Prej atëherë, realisht sa herë kemi folë për dialogun, temat e politikës së jashtme, kemi folë për politikë të brendshme, në fakt./Periskopi












